
"Luga e zezë"/ I bullizonte mësuesi, motër e vëlla në Tiranë detyrohen të braktisin shkollën
Fiks Fare solli në vëmendjen e të gjithëve një fenomen mjaft të përhapur sot, bullizmin. Fakti bëhet më i rëndë kur këtë bullizim e ushtron një mësues në shkollë.
Motër e vëlla të komunitetit Rom prej një viti kanë braktisur shkollën, sepse mësuesi i quante “Luga e Zezë”.
Flamur Luga ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare dhe tregon se 2 fëmijët e tij në moshë adoleshence si pasojë e bullizimit nga një mësues matematike në shkollë janë detyruar dhe kanë ndërprerë vitin shkollor. Ai tregon se fëmijët e tij kanë kryer vetëm vitin e parë, tani duhet të ishin në vit të dytë, por e lanë në gjysmë. Flamuri tregon se fëmijët i ankoheshin në shtëpi se bullizoheshin nga mësuesi i matematikës. Ai thotë se kërkon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është e ardhmja e tyre dhe se njerëzit nuk kanë pse dallohen si të bardhë, të kuq apo të zinj.
“Duhet të jenë të gjithë njëlloj“, shprehet ai.
Alsada dhe Besardi janë dy nxënësit e shkollës ‘Bahri Nela’ në Njësinë Administrative Zall Bastar të cilët duhet të ishin sot në vit të dytë, por ata thonë për gazetarët e Fiks-it se mësuesi i matematikës i thërriste me epitetin “Luga e Zezë” , si rrjedhojë e ngjyrës së lëkurës së tyre. Mes lotësh Alsada tregon se nëse do t’i jepej edhe një herë mundësia do të rikthehej në shkollë, por përsëri me frikën e bullizimit.
Babai i dy adoleshentëve i drejtohet shkollës ku fëmijët e tij duhej të ishin sot nxënës. Teksa takon drejtorin në një bisedë të shkurtër ky i fundit i thotë se unë kam ardhur në muaji Shkurt të këtij viti dhe në kohën kur shprehin shqetësimin fëmijët e tu ka qenë një drejtues tjetër që sot nuk është më. Por, megjithatë ai i kërkon babait të fëmijëve t’i rikthejë fëmijët në shkollë, pasi do t’i siguronte atij që askush nuk do i bullizonte më. Dhe se prejardhjen e tyre nuk duhet ta kenë aspak kompleks.
Pas mbështetjes së Fiks Fare, fëmijët e familjes Luga pranojnë të shkojnë në shkollë. Bashkë me gazetarët e redaksisë i drejtohen dyerve të shkollës, ku aty takojnë dhe drejtorin. Drejtori merr përsipër se Alsada dhe Besardi do të jenë nën kujdesin e tij të vazhdueshëm. Gjithashtu ata do të regjistrohen në vit të parë mjafton të mos bëjnë mungesa.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

