Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ligji nuk i ndëshkon! Këmbësorët, shkaktarë në 50% të aksidenteve rrugore

Ligji nuk i ndëshkon! Këmbësorët, shkaktarë në 50%

Me rreth 1500 aksidente rrugore në vit, Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të jetëve të humbura në rrugë krahasuar me numrin e popullsisë.

Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 aksidente me 58 viktima, ku numri më i lartë i aksidenteve rrugore është në Tiranë. Po sipas Instat aksidentet rrugore në shumicën e rasteve  kanë ndodhur si pasojë e sjelljes se këmbësorit dhe më pas për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Muaji Maj ka shënuar po ashtu një rekord aksidentesh, ku ai që nuk kaloi pa tronditur çdo qytetar ishte kur një 39 vjeçar përplasi në vijat e bardha çiftin Konomi bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh.

Pikërisht për këtë problematikë Fiks Fare sërish sjell në vëmendje pakujdesinë e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë rregullat që parashikon kodi rrugor dhe përfundojnë në aksidente fatale.

Por a janë vetëm drejtuesit e mjeteve shkaktarë për këto aksidente? Sëbashku me specialistin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë , z. Gerard Baka , Fiksi vetëm gjatë një dite vëzhgimi evidentuan raste të pafundta shkeljesh, sidomos nga këmbësorët. Sipas specialistit  shkaktarë të  aksidenteve  të ndodhura janë 50% këmbësorët dhe 50% përdoruesit e mjeteve.  Gjatë vëzhgimit të Fiksit u panë shumë këmbësorë të shkelnin rregullat e qarkullimit rrugorë duke u kthyer kështu në një burim aksidenti.  U evidentuan shkelje flagrante të këmbësoreve te cilët kalonin barrierat e rruges, mosrespektimi i vijave te bardha si dhe kalimi me semafor te kuq. Pas nuk mbeten as motoçikletat apo edhe drejtuesit e biçikletave, të cilët nuk respektojnë qarkullimin në korsitë e dedikuara për ta.

Por ndëshkimi i këmbësorëve është i vështirë, pasi  ligji është, por nuk ka zbatim. ” Ligji ekziston por ne aktualisht nuk marrim asnjë masë kundrejt shkeljes që bëjnë këmbësorët, pasi është e vështirë vjelja e masës administrative dhe nëse kjo nuk bëhet, gjoba del nul. Pra është e kotë” shprehet specialisti i policisë rrugore.

Pas z. Baka nuk lë edhe kulturën që kanë qytetarët në përdorimin e rrugës dhe e vetmja zgjidhje për këtë është që disa institucione të koordinohen e bashkëveprojnë midis tyre. Duke filluar nga Ministria e Arsimit për ta bërë lëndë më vete sesi qytetarët duhet ta përdorin rrugën. Pa anashkaluar këtu  bashkëpunimin  midis Ministrinë e Transporteve dhe  policinë rrugoren për të shmangur sado pak numrin e aksidenteve që çdo ditë përgjakin rrugët tona.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore