Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ligje që mbetën në letër dhe historiku i fabrikave për shpërbërjen e veturave të vjetra

Ligje që mbetën në letër dhe historiku i fabrikave për

Një ligj të ri të posaçëm për mbetjet e rrezikshme e miraton qeveria e re. Me të rregullohej, në letër, administrimi i tyre.

Mbetjet ishin kthyer në traumë shoqërore. Çdo gjë që lidhej me to ngjallte debat sepse ato ishin kudo. Por, kjo nuk do e ndalonte qeverinë e re që ta lejonte importin e tyre, me shpjegimin se po lejonte më pak se që lejohej nga vetë Bashkimi Evropian.

Me lejen në xhep, në Xhafzotaj, në rrethin e Durrësit investitorë nga Serbia ngritën një impiant që digjte makina të vjetra nga vendet e BE-së.

Kompania turke "KURUM" digjte në uzinën e saj në Elbasan 600 mijë ton makina të vjetra në vit, po nga BE-ja. Shqipëria po kthehej në një varrezë terminale të lloj-lloj mbetjeve të Europës.

Me kosha për grumbullimin e mbetjeve të ngurta ishin pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale. Bashkitë i depozitonin direkt në lumë.

Mbetjet hidheshin ngado. Në nivel vendi ishin vetëm dy landfille mbetjesh, në Sharrë dhe Bushat. Të kontrolluara, të ligjshme, por me kushte minimale sanitare.

Të tjerat ishin gropa të mëdha ku hidheshin e digjeshin plehrat. Riciklimi kishte mbetur fjalë në letrën që nuk riciklohej.
Meqë në terren nuk po arrinte të bënte asgjë, qeveria iu kthye sërish ligjeve. Më 2011 miratohet e para Strategji Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

U miratua ligji organik për mbrojtjen e mjedisit, Ligji 10431, së bashku me ligjin organik për menaxhimin e mbetjeve, Ligji 10463, dhe aktet e tyre nënligjore.

Ligjet për landfillet, incenerimin, ambalazhet, mbetjet e rrezikshme, per grumbullimin, administrimin, diferencimin e mbetjeve dhe eksportiin e mjeteve, u bënë pjesë e një pakoje të madhe që me shumë nene e pak hapa mëtonte ta pastronte Shqipërinë. Në katër vjet u miratuan më shumë strategji, plane rajonale dhe plane lokale se në 30 vjet. Asnjëra nuk u zbatua.

Në vend se të hiqeshin, plehrat u bënë monopol i Partisë Demokratike. Vendgrumbullimi i Sharrës ju dha një kompanie. Romët që mblidhnin dhe riciklonin plastikë u përndoqën nga aty dhe nga rrugët e Tiranës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore