
Konçesionari shkakton masakër në portin e Durrësit, shteti i pafuqishëm për të vepruar
Në 5 vitet e fundit, në Terminalin Lindor të portit Durrës janë përpunuar mbi 3 milionë tonë mallra si skrap, qymyr, krom, çimento etj.
Shumica e lëndëve që përpunohen aty, përbëjnë rrezik konstant ndotjeje. Sapo grupi i xhirimit të Inside Story shfaqet, aty afrohen persona që kërkojnë të ndalim menjëherë filmimin në zonë.
Një kërkesë e pakuptimtë që nuk cënon asnjë normë tregtare që lidhet me ruajtjen e konfidencialitetit. Nëse shikon pamjet, refuzimi nga ana e punonjësve të kompanisë që operon këtë terminal, merr kuptim.
Tonelata të tëra skrapi dhe mineralesh janë të shpërndara në shkelje të plotë të kritereve mjedisore.
“Nëse ka mbetje të mineraleve në kalatë bien reshjet, kullimi i kalatës direkt në det zbret, është e lehtë të imagjinosh që do ketë ndotje se s’bën të basenit. Pluhuri i klinkerit që ngrihej në ajër, shkonte nëpër qytet, në dritare etj”, thotë Bledar Konçi ish-vinçier i konçesionarit EMS.
Shërbimi i përpunimit të mallrave rifuxho, realizohet nga një kompani koncesionare e quajtur “EMS Albanian Port Operator” prej muajit Maj të vitit 2013. Pra, kontrata është nënshkruar nga qeveria Berisha vetëm 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare të atij viti dhe ka një kohëzgjatje prej 35 vitesh.
Ligji parashikon që subjekti duhet të pajiset me leje mjedisore dhe strukturat përkatëse shtetërore kanë detyrim të monitorojnë përmbushjen e kritereve.
“Problematikat mjedisore në Portin e Durrësit janë ndjekur në vijimësi nga Agjencia Rajonale e Mjedisit pas shqetësimeve të drejtë të banorëve të qytetit të Durresit për ndotjen e ajrit nga grimcat e pluhurit të mineraleve të ndryshme. Në historikun e kësaj problematike mbi operatorët portualë, janë marrë disa masa administrative dhe vendime të ndërmjetme për pezullimin e operacioneve të caktuara kohe pas kohe, duke rekomanduar zbatimin e normave Mjedisore”, thotë Diana Mile, drejtore Pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit.
“Te terminali janë hasur lëndë shpërthyese. Mes skrapit kishte predha të pashpërthyera, fishekë etj etj. Gjihë ai volum skrapi skishe çfarë masah të merrje, thjesht shpresonim mos kishim fatin e keq”, thotë vinçieri Konçi.



Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
