
Kërkoi paradhënie për shitjen e bebes së palindur, babai: Do bëjmë lindje të parakohshme
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës.
Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik. Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh. Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.
Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “ Fiks Fare” duke i kërkua një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me 5 fëmijët e tyre. Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin para kohe, saktësisht në muajin e shtatë. Edhe pse nuk e ka të sigurt këtë, ai shprehet se është i vendosur për ta dërguar bashkëshorten atje, për të lindur fëmijën. Në një kohë që ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për shtatëzaninë e saj. Duke parë insistimin e vazhdueshëm të tij për lindjen e parakohshme të fëmijës, gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “ nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”.
Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin, duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.
Disa orë pas transmetimit të investigimit të mbrëmshëm në Fiks Fare të rastit ku prindërit Nuredini bën pazare për shitjen e foshnjës së palindur 5 mijë euro, menjëherë ka reaguar Policia e Durrësit duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve çiftin Nuredini.
Babai Embrah Nuredinit është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ” Trafikim i të miturve”, mbetur në tentativë.


“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit
Historia e plotë >






As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


