
Këngëtarja e njohur: Ndërtuesi nuk më jep pronën që bleva para 7 vitesh! Fiksi-Fare i zgjidh problemin
Këngëtarja e njohur Shpresa Gashi kërkoi ndihmën e Fiksit për një problem pronësie në qytetin e Sarandës.
Ajo tregoi në emisionin investigativ se ka blerë një apartament para 7-8 vitesh dhe nuk po e gëzon atë, pasi sipas saj ndërtuesi është penduar që e ka shitur dhe kërkon t’i kthejë paratë. Ndërkohë edhe pse e ka blerë apartamentin ai figuron akoma në emër të ndërtuesit tregon znj.Shpresa.
“Pasi qëndrova 3 muaj në apartament, u largova për në Prishtinë, kur u ktheva pas 1 viti e gjeta të boshatisur apartamentin”– thotë Shpresa . Madje kjo e fundit fajëson ndërtuesin për këtë gjë.
“Dua vetëm të gëzoj pronën time” thotë këngëtarja për gazetarët e Fiksit. Këta të fundit, pas intervistës u interesuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës e cila autorizoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë për një përgjigje të detajuar.
ASHK-ja Sarandë në një përgjigje zyrtare për Fiksin sqaroi se zonja Shpresa Gashi duhet të paraqitet në Kadastër dhe të bëj aplikim, në mënyrë që të bëhet pronare e apartamentit. Aplikimi duhet të bëhet online me të dhënat që ka kontrata me ndërtuesin.
Për këtë gazetarët e Fiksit komunikojnë edhe me ndërtuesin, i cili sqaroi se ka vetëm një kontratë porosie me këngëtaren ndaj dhe dokumentet janë në emër të tij në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Në bisedë me gazetarët ai thotë se apartamenti është i këngëtares dhe që nesër mund të shkojë të bëjë dhe dokumentet në emër të saj.
Kështu këngëtarja Gashi pas 7 vitesh zgjidh problemin e pronës në Sarandë me anë të ndihmës së Fiks Fare.




MASAKRA nuk ndalet! Vazhdojnë gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin
Historia e plotë >

Liqeni i Ohrit po DEGRADON! Rrugëtimi i vështirë për të hyrë në UNESCO
Historia e plotë >
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet



Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >
