Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ka fshehur pasuritë jashtë vendit / Kush është politikani shqiptar i “Pandora Papers?

Ka fshehur pasuritë jashtë vendit / Kush është politikani

Mes të paktën 300 politikanëve që përmenden deri më tani në skandalin ndërkombëtar që ka shpërthyer me “Pandora Papers” ndodhet edhe emri i një politikani shqiptar.

ICIJ ka bërë publike hartën e shtrirjes së dosjeve me llogaritë dhe pasuritë e fshehura nga politikanët, ku në rastin e Shqipërisë thuhet se është vetëm një politikan i përmendur në to, që do të thotë se është një politikan që ka pasuri, apo llogari të fshehura në parajsa fiskale.

Emri i politikanit nuk bëhet i ditur aktualisht, por ai mund të mësohet në ditët në vazhdim, me thellimin e hetimit të gazetarëve ndërkombëtarë. Rekordin në hartën e ICIJ e mban Ukraina me 38 politikanë, ndjekur më pas nga Rusia, Nigeria, India, Spanja, Franca, Angola e Italia.

Çfarë është Pandora Papers?

Pasuritë, llogaritë bankare dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve e miliarderëve janë ekspozuar në një prej rrjedhjeve më të mëdha të dokumentacioneve financiare që besohet se për nga përmasat mund t’ja kalojnë edhe “Panama Papers”.

Cilësuar si skandali “Pandora Papers”, ekspertët besojnë se publikimi i këtyre dokumentave në ditët në vijim do të trondisë vende të ndryshme në mbarë botën për shkak të përmbajtjes mjaft sensitive që kanë.

Deri më tani besohet se të paktën emrat e 35 udhëheqës aktualë dhe ish-udhëheqës, mbi 300 ish-zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës përmenden në këto dokumenta, së bashku me llogaritë dhe pasuritë e fshehta që zotërojnë.

Si shembull, Mbreti Abdullah i Jordanisë ka blerë në fshehtësi prona me vlerën e 100 milionë dollarëve në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij shmangën 350 mijë euro taksa teksa ablenë një pronë në Londër, përmes blerjes së një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale.

Dokumentat nxjerrin gjithashtu lidhje mes Presidentit rus, Vladimir Putin me asete të fshehta në Monako dhe Kryeministrin çek, Andrej Babis që ka fshehur dhe nuk ka deklaruar blerjen e dy vilave në Francë me vlerë totale prej 15 milionë eurosh.

Kjo është rrjedhja e radhës e dokumentave sekrete brenda shtatë viteve të fundit, që kanë nisur me Paradisë Papers, vazhduar me Panama Papers, LuxLeaks dhe FinCen. Por, për dalllim nga të parat, “Pandora Papers” mund të hapë “Kutinë e Pandorës”, pasi janë të parat të këtij lloji që përfshijnë drejtpërdrejt pasuritë e fshehura nga politikanët.

Sipas analistëve dhe ekspertëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut të skandalit, që mund të përshkallëzohet shumë më shumë në ditët dhe javët në vazhdim.

Dokumentat janë administruar nga konsorciumi më i madh i gazetarëve investigativë ndërkombëtarë, ICIJ, që thotë se ka angazhuar më shumë se 650 reporterë në leximin dhe zbërthimin e të dhënave.

BBC thotë se ajo ka akses së bashku me The Guardian te 12 milionë dokumenta dhe dosje nga 14 shërbime financiare dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale, përfshirë Ishujt Virxhin, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori dhe Zvicra./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore