Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Inside Story/ Cilat janë subjektet që piratojnë programet televizive...

Inside Story/ Cilat janë subjektet që piratojnë programet

Subjekti “Vlora cable” ishte mes atyre që transmetuan finale e Europa League. Kjo kompani shfrytëzoi kanalin e huaj RTL. Pra, këtu jemi para së njëtës shkelje si me subjektin në Sarandë APT.

“Inside story” nuk mundi të kontaktojë me aministratorët e kësaj kompanie pasi pika e shitjes ishte mbyllur. Por, qytetarët pranojnë masivisht se e kanë parë eventin sportiv nëpërmet kabllorit, dhe jo abonimit të rregullt në Digitalb.

E njëjta skemë përsëritet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku operatorët kabllorë përfitojnë nga anemia e institucioneve përgjegjëse për ti kontrolluar.




“Teleco Fier” ndonëse ka kontratë me digitalb, sërish e piratoi eventin sportiv duke e transmetuar nga Supersport 2. Pra, këtij subjekti nuk i lejohej transmetimi I eventit pasi kanali sportive nuk përshihet në kontratën që ata kanë me Digitalb.

Por, vetë administratorët e kësaj kompanie, ndërsa vënë në dispozicion një kopje të kontratës, mohojnë ta kanë transmetuar ndeshjen, pavarësisht provave që ne kemi.

Por vetë qytetarët e fierit pohojnë se eventet sportive i shohin në kabllor I cili ofrohet për një çmim më të favorshëm për ta.

“Teleco fier” rezulton një kompanië me të ardhura të majme, që siç treguam, një pjesë të fitimeve I siguron nga pirateria. Vetëm për vitin 2021 subjekti dekalroi një xhiro në vlerën e 84 mln lekëve.

Po ashtu këtë ndeshje e ka piratuar edhe Opticom Ballsh me administrator shtetasin Eduart Feka. Ky subjekt ka shfrytëzuar sinjalin e televizionit Italian canalé 5.

Kabllori “Sky Gjirokastër: e ka piratuar finale e Europa League duke shfrytëzuar sinjalin e RTL ndërsa TV Corovoda e transmetoi duke shfrytëzuar Supersport 2. Këto janë vetëm disa nga subjektet që ne kemi arritur të vërtetojmë por fenomeni është mjaft masiv dhe shkon përtej këtyre rasteve konkrete.

Dëshmi e qartë e kësaj situate kaotike në kurriz të atyre që ofrojnë shërbime të licencuara dhe harxhojnë miliona euro për të blerë të drejtën ekskluzive, ishte edhe finalja e confernece league e zhvilluar më 25 maj në Tiranë. Ky event u piratua masivisht, edhe nga subjekte të deklaruara

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore