Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Inside Story/ Belegu u godit për asetet shtetërore, po përgjegjësitë e zyrtarëve publikë?!

Inside Story/ Belegu u godit për asetet shtetërore, po

Arrestimi me bujë i Eduard Belegut do të rezultonte një blof. Pas pak muajsh ai do të lirohej dhe procesi ndaj tij vijoi me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në 26 Shkurt të vitit 2010, përmes këtij vendimi çështja ndaj tij pushohet. Pavarësisht konstatimit të mungesës së shumë prej aseteve të deklaruara të zhdukura, një pjesë e tyre sqarohet se janë rinovuar. Madje, janë kryer edhe kontrolle nga organet shtetërore.

“Organi Shtetëror ka ushtruar kontrolle periodike për kontrollin e zbatimit të marrëveshjes së koncesionit në uzinën e Ferrokromit Elbasan për realizimin e investimeve të programuara si dhe detyrimeve të tjera të përcaktuara në marrëveshje. Në asnjë rast nga ana e organit shtetëror nuk është marrë ndonjë veprim që ka të bëjë me fillimin e procedurave për zgjidhjen e marrëveshjes së koncesionit prej 30 vitesh apo të jenë identifikuar personat përgjegjës për kryerjen e ndonjë shkelje konkrete”.

Pra, ajo që sqarohej është fakti se të gjitha pretendimet që ngrihen në procesin penal ndaj Belegut, kanë qenë të njohura botërisht nga autoritetet dhe nuk ishte parë e udhës për kallëzim penal.

Në të njëjtin dokument, konkludohet se dëmi ndaj shtetit në vlerën e 6.4 milionë eurove ishte fakt. Kjo do të thotë se zyrtarët ishin në dijeni për gjithçka kompania koncesionare kishte vepruar në uzinën e ferro-kromit nën drejtimin e Belegut.

Pra, ato që dikur nuk ishin konsideruar shkelje penale, u ndryshuan tashmë që Belegu dikujt i kishte hapur probleme.

“Përfundimisht, sipas ekspertëve kontabël shtetit shqiptar i është shkaktuar dëm ekonomik nga shoqëria “Darfo” shpk i cili ka të bëjë me dëmin si pasojë e invetimit të realizuar në vlerën 3.4 milionë euro ku penalitetet për investimin e parealizuar janë në vlerën 2.9 milionë euro. Totali i vlerës së dëmit ekonomik të këtij lloji është 6.4 milionë euro”.

“Nëse do provoheshin ato akuzua nuk do ishte i vetëm në bankën e akuzuarve, do kishte funksionarë të tjerë publik, me shpalljen e tij të zhdukur e vdekur ranë akuzat, ndaj tij, por nuk vijuan hetimet ndaj personave të tjerë, fakti ishte i gjerë, duheshin hetime më tej për të parë kush ishin abuzues më tej me fondet publike”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Në fund, prokurori vendosi pushimin e çështjes ndaj Belegut duke argumentuar se fakti i ndodhur nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore