
Inside Story/ Akuzat e ekspertëve: Këshilli i Ministrave ndryshoi kufijtë e Zonave të Mbrojtura
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë” ishte shpallur fituese e tenderit prej 33 mln lekësh për “Studimin e Zonave te Mbrojtura ne Shqipëri”.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani. Por dy të tjerat nuk kanë paraqitur ofertë duke ngritur dyshime për tender fiktiv.
I gjithë procesi parashikohej të përfundonte brenda 6 muajsh, afat të cilin ekspertët e kundërshtuan.
Në fund të atij që nisi si një proces ambicioz Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prodhoi një raport prej 400 faqesh që ndryshonte kufijtë e 44 zonave të mbrojtura. Ekspertët e konsiderojnë të pamundur, pasi ligji për mjedisin parashikon që nuk mund të bësh një vendim të vetëm për një numër kaq të madh zonash të mbrojtura.
“Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura u bë me një nxitim të paparë, i gjithë procesi u tentua të bëhej për dy muaj dhe vetëm në sajë të luftës së OJF-ve ky proces zgjati, por megjithatë vihej re nxitimi për të hequr sipërfaqe, sidomos ato bregdetare. Ai si proces mund të kryhej, por mënyra se si u krye është tepër nxituar dhe jep duket sikur është i qëllimtë për të hequr këto hapësira”, Taulant Bino, Ornitolog/AOS
Pa transparencë dhe pa studime shkencore, ekspertët ndihen të prerë në besë dhe të keqpërdorur nga i gjithë ky proces. Krejt ndryshe nga raporti që ata kanë dorëzuar, varianti i Agjecisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kishte ndryshime të kufijve, harta me vrima apo sipërfaqe të ngrëna.
“Ne mbështesim çdo lloj nisme për të shtuar Zonat e Mbrojtura, por ne nuk mund të mbështesim asnjë vendim kur Zonave të Mbrojtura hiqen pa një studim të mirëfilltë shkencor dhe publik”, u shpreh Ferdinand Bego, Pedagog, Shkencat e Natyrës
Mes kundershtive të forta dhe në shkelje flagrante të të gjithë procedurës se si e parashikon ligji, kufijtë i ndryshoi Këshilli i Ministrave.
Më konkretisht në 28 dhjetor 2020 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndryshimin e kufijve të zonave të mbrojtura.
Madje kjo vendimmarrje nuk mori në konsideratë as raportin që vetë ministria dhe AKZM udhëhoqi, dhe as kërkesat e akademikëve dhe mjedisore që kërkonin të ndalohej procesi.
“Praktikisht vendimi i KKT-së, ka përcaktuar kufijtë e Zonave të Mbrojtura, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Në asnjë kuadër ligjor. Qeveria nuk mund të përcaktojë zonat e mbrojtura, qeveria nuk mund të përcaktojë cilat janë dhe cilat nuk janë zona të mbrojtura”, u shpreh Ermelinda Mahmutaj, biologe.
Paradoksalisht vendimet përkatëse u zbardhën shumë më vonë. Bëhet fjalë për VKM-në 59, publikuar në janar 2022 që ndryshoi kufijtë e Parqeve Kombëtare, kategoria e II-të e e mbrojtjes. Në po të njëjtën ditë u publikua edhe VKM-ja nr 60 që miratoi ndryshimin e kufijve për Rezervatet Natyrore të Menaxhuar dhe Parqet Natyrore, kategoria e IV-rt.
Ndërkohë që VKM-ja e tretë që përcakton kufijtë e peisazheve të Mbrojtura ende nuk është publikuar, duke e bërë të paqartë statusin e tyre./ Top Channel









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja në vendin tonë? Këmbimi valutor 1 shkurt 2023

Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana
Aktualitet


Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit, përfundon në pranga shqiptari
Historia e plotë >

Goditi makinën e prefektit dhe u largua, arrestohet shoferi në Korçë
Historia e plotë >