Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Ik këput qafën”/ Punonjësit kundërshtojnë kryetaren e bashkisë për rindërtimin e pallatit në Durrës

“Ik këput qafën”/ Punonjësit kundërshtojnë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e projekteve për rindërtimin e një pallati 9 – katësh të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Shkozet, Durrës.

Bëhet fjalë për pallatin të cilit i fillon ashensori nga kati i tretë, i dëmtuar rëndë 3 vite më parë. Megjithëse janë hedhur miliona lekë për rikonstruksionin, por edhe pas deklaratave të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, se ashensori do fillojë nga kati parë, sërish ashensori do ribëhet nga kati tretë! Punonjësit e firmës, por edhe të bashkisë, kanë kundërshtuar deklaratat publike të kryetares, duke futur në konflikt me njëri tjetrin banorët.

Shkatërrimi dhe vonesa në rindërtim janë trajtuar edhe më herët në emisionin investigativ. Herën e parë, dy javë pas tërmetit, gazetarët filmuan dëmtimet, madje edhe gabimet e projektimit, ku ashensori fillonte nga kati i tretë. Herën e dytë, në qershor të vitit 2021, ku banorët ende ishin rrugëve. Ndërkohë, gazetarët shkuan sërish, në mes të muajit nëntor 2022, me kërkesë sërish të banorëve. Ata ankohen sërish se, janë hedhur qindra miliona lekë për rikonstruksionin, por “projektet ndryshojnë ditë pas dite, me ndërhyrjen e personave të tjera”. Ata ankohen se sërish, ashensori i pallatit do të fillojë nga kati i tretë. Pohojnë se bashkia ka ndryshuar disa herë projektin, njëherë nga kati 0, tani nga kati 3.

Në muajin maj 2022, në atë pallat shkoi edhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirajana Sako, duke inspektuar punimet. Kryebashkiakja pyeti një punonjëse të firmës se “nga cili kat do të fillojë ashensori”, ndërsa ajo iu përgjigj se “nga platea, kati 0”. Një nga banorët shkon në Bashkinë e Durrësit dhe bisedon me një punonjës të urbanistikës. Punonjësi i thotë se ka ndryshuar disa herë projekti, për shkak të kushteve në atë pallat. Ai thotë se ankohuni ku të doni, projekti do të bëhet siç edhe është tani aktualisht jo në fillim. Pra, ndryshe nga sa deklaroi kryetarja Sako!

Mosndërhyrja e Bashkisë së Durrësit dhe e institucioneve të tjera ka sjellë përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve që kanë biznese në katet e para. Në prani të kamerave, banorët konfliktohen me njëri tjetrin. Madje, me fjalët “ik qerohu”, “ik këput qafën”, apo ç’ju duhet juve. Fiksi filmoi edhe katin përdhe, bodrumin. Kanë bërë një zgavër për ashensorin, por sipër i kanë hedhur soletë! Ndërkohë që përfaqësuesit e firmës deklarojnë se “do e fillojnë ashensorin atje ku ka qenë”, pra në katin e 3-të!

Përplasja mes banorëve të pallatit

Pronari i dyqanit – Po më plasi mua se s’ke respekt ti! Atje ku e ke ashensorin mbaje
Banori – Kur erdhi djali jot s’i i tha kryetares së bashkisë.
Pronari i dyqanit – Nëpër kopshtin tim s’ke punë.
Banori 2 – As mua s’më plas fare.
Pronari i dyqanit – Mua më thua ik qerohu ti! Kush je ti që më thua mua qerohu.
Banori – Hajde, hajde, hajde…
Banori 2 – O lali ec, ec… Hajde shko te prona jote.
Pronari i dyqanit – Jo, e kam pronën këtu.
Banori – Ju na morët në qafë, na morët në qafë.
Pronari i dyqanit – Ik more këput qafën andej.
Banori 2 – Ju i ndryshoni ato planet te bashkia.
Pronari i dyqanit – Asnjëherë.
Banori 2 – Dhe mbushi thesin me lekë dhe ia çoni bashkisë.
Pronari i dyqanit – Asnjëherë.
Banori – Se erdhën votat tani, erdhën votat tani!

Punonjësi i firmës – Nuk bëhet ashensori i ri këtu.
Gazetari – Ashensori ka qenë nga kati i tretë.
Punonjësi i firmës – Po atje do vazhdojë! Kati i parë banim quhet. Kati i parë banim.
Gazetari – Sa mjeshtra jeni ju.
Punonjësi i firmës – Kush unë?
Gazetari – Të gjithë.
Punonjësi i firmës – Unë atë projekt kam. Nuk bëhet o burrë.
Gazetari – Pse s’bëhet?
Punonjësi i firmës – I masakron pronën tjetrit.
Gazetari – A do e gjenit ju që keni fituar tenderin.
Punonjësi i firmës – A të besohet që ky pallat ka vazhduar 3 muaj me vonesë për arsye se biznesi s’të lejonte që të binte kafazët brenda.
Gazetari – Deri në plate!
Punonjësi i firmës – Deri në plate…
Gazetari – Ku është platea?
Punonjësi i firmës – Kafazi, kafazi.
Gazetari – Ja ka futur kot kjo?!
Punonjësi i firmës – Ajo ka zbatuar projektin o plak, deri në plate e ka shkruar.
Gazetari – Po deri në plate. Ta çoj ashensorin deri në plate dhe të iki lart. Kaq!

 Punonjësi i firmës –

Bisedë mes banorëve dhe punonjësit të Bashkisë së Durrëist

Qytetari – Unë jam banor në lagjen 14 Shkozet. Punimet filluan sipas projektit, kanë shkuar deri në katin e tretë dhe i kanë ndërprerë. Në datën 5 Maj, që erdhi kryetarja e bashkisë tha që do të vazhdohet sipas projektit deri në katin e tetë do të shkoj përforcimi i kolonës. Armatura e ashensorit do shkojë deri në katin e tetë dhe do shkojë çdo gjë normale. Edhe struktura do bëhet me dhe do hidhet edhe betoni. Kam dëgjuar nga punimet, që po bëjnë ata të firmës që na e kanë ndërprerë sepse duan që ta bëjnë me tullë atë të ashensorit. Ne i kemi shpëtuar njëherë kokat. E kemi parë vdekjen me sy. Tani çdo projekt cilat janë? Që i ka nxjerrë shteti. Edi Rama. Jo me u ndryshuar projekti, edhe me u bërë me tullë edhe me një rrjetë aty edhe me një suvatim. Po tani përse e kanë ndryshuar projektin?
Punonjësi i urbanistikës – Janë ndryshime sipas kohës, sepse dalin gjëra, që nuk janë parashikuar. Garancia është 100 %
Qytetari – Po?
Punonjësi i urbanistikës – Kështu që, këtë nuk e diskutojmë ne, dhe mbas këtij vlerësimi vazhdojmë me punët e tjera.
Qytetari – Po. Po përse nga kati i tretë do të shkoj me tullë, me armature tulle ? Ne e patëm me mur tulle.
Punonjësi i urbanistikës – Është forcuar aq sa duhet.
Qytetari – A e ka dhënë kjo kryetarja e bashkisë me 5 Maj, që çdo gjë do të bëhet nga fillimi deri në fund?Apo e kam gabim?
Punonjësi i urbanistikës – Po
Qytetari – Përse e kanë ndryshuar projektin? Përse nuk shkon armatura e ashensorit deri në katin e tetë?
Punonjësi i urbanistikës – Bëhen edhe ndryshime, sepse ka gjëra që nuk dalin. Deri ku e ka parë projektuesi ka një të çarë që e ka menduar që ai që do riforcohet do riforcohet.
Qytetari – Do të na fusni në tokë…
Punonjësi i urbanistikës – Jo
Qytetari – Do na fusni në tokë.
Punonjësi i urbanistikës – Jo
Qytetari – Po mirë ai projekti i parë, që bëtë përse nuk shkon deri në fund? Përse ndryshoni projekt? A ka mungesë lekësh?
Punonjësi i urbanistikës – Projekti ndryshohet sepse është në evoluim, është puna në vijim nuk është ashtu. Dalin gjëra që nuk janë parashikuar dhe do të plotësohen me ato që parashikohen. Po garancia e objektit që qëndron në këmbë dhe mos të ketë dëmtime është 100%.
Qytetari – Or ti lum vëllai, më vjen shumë keq se po të flas si vëllait tim, këtu mua nuk më pëlqen. Në qoftë se nuk do të zbatohet ky projekt deri në katin e tetë me armaturë të ashensorit mos filloni se do na vdisni. Unë po paguaj 3 milion ( lekë ) kredi në bankë se ai ashensori duke ujitur më ka zënë vajzën.
Punonjësi i urbanistikës – Nuk ndodh.
Qytetari – Nuk ndodh? Ma siguron ti mua jetën e fëmijëve dhe të vajzës që mund të hyjmë dhe të rrimë në pallat?
Punonjësi i urbanistikës – Ta siguroj unë, sepse unë kam një projekt që e zbatoj sipas rregullit që kam marrë.
Qytetari – Po projekti nuk ndryshohet sikur e keni ndryshuar ju.
Punonjësi i urbanistikës – Kush të tha? Unë kam projekt, që e zbatoj sipas projektuesit. Ne e bëjmë sipas hallkave që e kanë dhënë.
Qytetari – A ka qenë projekti në fillim?
Punonjësi i urbanistikës – Ore projekti pëson ndryshime o vëlla, se ka ndryshime projekti. Nuk është kështu …Dalin gjëra të paparashikuara dhe duhen mbushur edhe ato.
Qytetari – Jam shumë dakord. Përse nuk i patë më parë ju? Tani i bëni ndryshimet e projektit ju?
Punonjësi i urbanistikës – Po si ore do shkatërroj të gjithë pallatin unë, që ti shihja? Je në terezi ti?Kam një projekt i sjellë nga projektuesi. Kam folur me projektuesin për çdo ndryshim që unë marr. Ta kesh të qartë.
Qytetari – Ore jam shumë dakord.
Punonjësi i urbanistikës – Projektuesi që ka bërë projektin për çdo ndryshim dhe për çdo gjë që del unë i referohem atij dhe marr firmën e atij.
Qytetari –Po. Armatura e ashensorit ka të drejtë të shkoj deri në katin e tretë.
Punonjësi i urbanistikës – Atë nuk e di ti e di projektuesi. Ashensorin nuk e zbresim dot deri poshtë se nuk kam leje për pajisjet. Pajisjet duhet ti bleni vetë, por kafazi është.
Qytetari – Unë të them që e kanë mbyllur me beton, ti thua është. Është si kafaz, por është i mbuluar me beton. Unë do ta kërkoj deri te Edi Rama. Në qoftë se ju do ti vini atyre kolonave skeletet e armaturës të ashensorit, në qoftë se nuk vihet me beton nuk do të punoj asnjë njeri.
Punonjësi i urbanistikës – Atë nuk e vendos ti.
Qytetari – Ose zbatoni rregullat.
Punonjësi i urbanistikës – Kam një projekt të ndryshuar dhe të firmosur nga projektuesi.
Qytetari – Jam shumë dakord me projektin e parë e vazhdo.
Punonjësi i urbanistikës – Ç’lidhje ka projekti i parë? Ka edhe projekt që ndryshon herë pas here sepse dalin probleme dhe i kam me firmë nga projektuesi nuk i bëj unë me qejfin tim.
Qytetari – Po unë do ta gatis këtë muhabet.
Punonjësi i urbanistikës – Kërkoje ku të duash ti.
Qytetari – Ju mos bëni gabim ta bëni me tulla.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore