
I vodhën 2 muaj pensionin në Postë, Fiks Fare zgjidh problemin e profesorit!
Në datën 19 shtator 2022, Fiks Fare transmetoi problematikën e vjedhjes së dy pensioneve të profesorit Kristaq Bërxholli.
Në atë kohë, në emisionin investigativ u paraqit z.Kristaq Bërxholli, një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ai denoncoi skandalin e radhës të vjedhjes së pensioneve nga punonjësit e Postës Shqiptare.Sipas tij, punonjësit i kanë përvetësuar 2 muaj pensionin, me një vlerë 128 mijë lekë të reja.
“Kam ikur në Gjermani në muajin mars dhe kam ardhur në 16 prill 2019. Më pas, kam ikur në datë 27 prill dhe kam ardhur në vjeshtën e vitit 2021, ku jam kuruar për problemin që kam pasur. Kam marrë njëherë disa muaj të 2019-ës, ku kam parë se mungonte prilli dhe maji. Në këto dy muaj, shuma ishte rreth 1.2 milionë lekë të vjetra. Kam folur me Postën më kanë thënë se do e rishohin dhe njëherë me muajt e tjerë”- denoncoi profesori.
Më tej pohoi se kishte bërë ankesë te zyra postare, te Drejtoria e Tiranës, kryeministrit por sërish asnjë masë.
“Më thonë jo e kemi hequr postierin, e kemi çuar diku, por mua s’më intereson. Dua vetëm pensionin tim! Deri tani vetëm më sorollatin” vijoi z.Kristaq Bërxholli, ndërsa thotë se ka parë faturat e atyre dy muajve, ku nuk është firma e tij.
Disa javë pas transmetimit të këtij problemi, më në fund Posta Shqiptare i ka kthyer dy muajt e pensionit që i është vjedhur.
“Falënderoj Fiks Fare, pas transmetimit u vunë në lëvizje. Me sorollatën dhe pak se më kërkuan hyrje-daljet nga Shqipëria, por më thirrën dhe ma dhanë. Falënderoj sërish Fiksin, vendin ku zgjidhen hallet”- përfundoi profesori./ Top Channel




MASAKRA nuk ndalet! Vazhdojnë gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin
Historia e plotë >

Liqeni i Ohrit po DEGRADON! Rrugëtimi i vështirë për të hyrë në UNESCO
Historia e plotë >
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




