
Tërmeti u prishi shtëpitë/ FSHZH: Bashkia Rrogozhinë gaboi, duhet të ishin trajtuar me grand nga përfituesit!
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj në Bashkinë Rrogozhinë kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi që prej tërmetit të 2019 shtëpitë e tyre u dëmtuan me nivel DS5. Pra rindërtim të shtëpive nga e para.
Në këtë fshat ndodhen gjithsej 15 familje të cilët janë përfitues të programit të rindërtimit , por përveç bonusit të qirasë, deri më sot nuk është bërë asgjë për shtëpitë e tyre.
Ata pohojnë për Fiksin se kanë plotësuar gjithë dokumentacionin që në vitin 2020, por që rindërtim për ta deri më sot nuk ka patur. Kjo vërtetohet edhe me listën e bashkisë ku familjet kanë përfituar nga 22 deri në 34 milion lekë të vjetra për rindërtimin e shtëpive.
Fiksi bashkë me banorët interesohen në Bashkinë Rrogozhinë. Vetë kryetari i komisionit të posaçëm të tërmeteve, z. Mario Meka, pohon se problem është infrastruktura dhe certifikatat e pronësisë që banorët nuk i kanë dhe për këtë arsye nuk mund të nxirret leja e ndërtimit. Banorët nuk disponojnë certifikata pronësie, pasi e kanë tokën me Aktin e Marrjes së Pronësisë. Infrastruktura është pengesa e dytë, sepse rruga është tejet e amortizuar dhe nuk mund të kalojnë kamionat. ” Ne kemi bërë edhe një alokim të fondit i cili ka ardhur, or duhet të gjejmë një zgjidhje dhe thjeshtë janë prcedurat ligjore që kërkojnë kohën e tyre” u shpreh z. Meka. Ai u zotua para Fiksit dhe banorëve që brenda vitit 2023 banesat do të rindërtohen.
Redaksia e emisionit Fiks Fare këkroi informacion edhe pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për 15 familjet e fshatit Mushnikë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në përgjigjen e tij sqaron se nga 206 shtëpi që kërkoi Bashkia Rrogozhinë për rindërtim, 102 u rindërtuan, ndërsa 104 nuk u ndërtuan për shkak të problematikave të shumta që u hasën si infrastruktura, problemet e pronësisë, etj
FSHZH thekson se Programi i “Rindërtimit të banesave në të njëjtin truall”, është i ndarë në dy nën programe :
1 – rindërtimi i banesave nga njësia zbatuese
2- rindërtimi i banesave me Grant Rindërtimi nga përfituesit
Në përgjigjen e tij Fondi Shqiptar i Zhvillimit sqaron se Bashkia e Rrogozhinës është institucioni që duhet t’u japë zgjidhje problemit të 104 banesave që nuk mundën të rindërtoheshin prej tij ,për problemet e mësipërme .
Për këtë arsye Bashkia e Rrogozhinës duhet të merrte masa që t’i trajtonte ndryshe këta banorë nëpërmjet programeve të tjera, siç është rindërtimi i banesave me grant nga përfituesit. Nëse do ishte vepruan në këtë mënyrë , 15 familjet e fshatit Mushnikë do të kishin gëzuar shtëpitë e tyre të rindërtuara.



Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla: Kush janë ish-kryebashkiakët e...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
