
I lanë në mes të rrugës, Fiksi strehon familjen me tre të sëmurë mendorë
Eno Kadillari 32 vjeç, djali i madh i familjes Kadillari, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi prej disa ditësh ai dhe familja e tij nuk kanë një strehë ku mund të jetojnë.
Nga pamundësia për të paguar qiranë i zoti i shtëpisë nuk i lejon më të jetojnë aty. Eno thotë se këtë problem e kanë patur gjithmonë, por në kohën që babai i tij ishte në jetë, pagesën e qirasë në pjesën më të madhe të kohës e mbulonte ai, por që prej dy javësh ai nuk jeton më. Eno tregon se tani ka mbetur vetëm me vëllain 28 vjeç dhe nënën e tij.
Të tre anëtarët marrin mjekim, pasi vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Eno gjithashtu tregon se i vëllai është përdorues i substancave narkotike dhe shfaq herë pas here shenja agresiviteti. Me lot në sy ai kërkon ndihmën e Fiksit vetëm për t’i siguruar një strehë ku mund të fusim kokën.
Gazetarët e Fiks-it përmes qendrës sociale telefonojnë qendrën “Komunitare të Terrenit” dhe i informojnë mbi rastin. Punonjësit social bashkë me mjetin e tyre të transportin mbërritën pranë zyrave të redaksisë së Fiksi-it për t’i ardhur në ndihmë Enos dhe familjes së tij.
Gazetarët bashkë me punonjësit social të Qendrës Komunitare, shkojnë në banesën ku ndodhej mamaja dhe vëllai i Enos për të marrë këta të fundit dhe për t’i dërguar në “Qendrën Strehëza” në Tiranë. Familja u akomudua aty, ku ju ofrua dhe vakti ushqimor. Eno falenderon emisionin Fiks Fare për të gjithë gatishmërinë që treguan për t’u zgjidhur problemin.
Aida Isarai drejtoresha e Qendrës Komunitare të Terrenit në Bashkinë Tiranë u shpreh se rastin e familjes Kadillari po e ndeshin për herë të parë dhe se nuk e kishin trajtuar herë të tjera. Familja Kadillari do të ndihmohen në vijim për t’i siguruar një shtëpi me qira dhe t’i ofrohet gjithashtu bonusi i qirasë i cili është nga 150 deri në 200 mijë lekë të vjetra.
Deri në momentin që familja do të stabilizohet përfundimisht ata do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme gjithashtu dhe shërbimet mjekësore tek qendra “Strehëza”. E gjithë periudha për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare situatës së familjes do të jetë 1deri në 3 muaj. Gjithashtu zonja Isarai falenderom emisonin Fiks Fare për kontributin dhe sensibilizimin që jep për zgjidhjen e të gjitha rasteve me probleme sociale-ekonomike.


“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit
Historia e plotë >






As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


