Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Fshati Panaja në Vlorë, 30 minuta ujë në 48 orë!

Fshati Panaja në Vlorë, 30 minuta ujë në 48 orë!

Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ullinjtë. Sot në këtë fshat jetojnë afërsisht 200 banorë. Shqetësimi i banorëve në këto 30 vitet e fundit është furnizimi me ujë të pijshëm.

Ata pohojnë për “Fiks Fare” se furnizohen me rreth 30 minuta ujë një herë në dy ditë dhe në orarin e natës kur të gjithë flenë. Kur uji vjen, ata lajmërojnë njëri-tjetrin me telefona që të ngrihen dhe të ndezin pompat për ta çuar në depozitat e shtëpive. Kjo situatë ka kohë që vazhdon e tillë dhe nuk po përmirësohet. Banorët shprehen se janë ankuar, kanë  bërë kërkesa, kanë takuar drejtues të Ujësjellësit Vlorë, por kanë marrë vetëm fjalë premtuese.

Rrjeti i ujësjellësit deri në fshat është i vjetër, por ata duan ujë si gjithë të tjerët. Edhe ai ujë që ju shkon me orar tepër të kufizuar nuk është i pijshëm. Kështu që janë të detyruar që atë ta mbushin nga botet me ujë që shkojnë një herë në javë në fshat. Këta banorë, janë pagues të rregullt të faturave të ujit, edhe pse tarifohen afrofe, plot 1620 lekë/ muaj.

Kërkesa e tyre është “Aman, na ndihmoni të na e sjellin ujin ditën se mbetëm dhe pa gjumë”.

Në këto kushte, “Fiks Fare” u interesua në Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Drejtoresha e UKV, Elona Hodaj pohoi se njihet me problematikën e fshatit Panaja e mbartur ndër vite. Ajo pohoi se së shpejti situata do të përmirësohej me përfundimin e investimeve që janë bërë për 15 fshatra, ku ndër to përfshihet edhe stacioni i pompimit të fshatit Panaja. “E di që nuk kanë edhe matës, por me investimin e ri që do të bëhet do te zgjidhet edhe ky problem. Furnizimi natën ka qenë se zona ka se ka pasur mbipopullim, tani njerëzit janë larguar dhe është e padiskutueshëm që kjo do të ndodh ditën. Besoj se pa filluar sezoni veror ky probleme do të jetë rezauruar“, pohoi ajo për Fiksin .

Por vetëm një javë pas interesimit të Fiksit, UKV njoftoi se kishin ndërhyrë në rregullimin e situatës dhe aktualisht ishte mundësuar furnizimi me ujë i fshatit Panaja nga ora 15:00-17:00.

Deri në përfundimin e stacionit të pompimit vitin e ardhshëm, të paktën këta banorë nuk do u duhet më të sakrifikojnë gjumin, për të mbushur ujë./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore