
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë.
Banorët ankohen se nuk kanë rrugë në fshatin e tyre dhe kjo zgjat prej më shumë se dhjetë vitesh. Fshati i thellë në të cilin të duhen pesë orë nga Korça për të mbërritur në të, ka rreth 35 – 40 banorë, nga të cilët 8 invalidë dhe 15 djem beqaë. ” Invalidët kur sëmuren i mbajmë në krah deri sa i nxjerrim në një farë vendi ku mund të kalojë makina” tregojnë banorët. Ndërsa për djemtë beqar halli është edhe më i madh, vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në këtë fshat. Shkak rruga.
Por edhe në kryeqytet nuk mungojnë të tilla probleme.Edhe banorët e rrugës “Demneri”në Kashar ankohen për rrugën. Prej 20 vitesh banorët pohojnë se në rrugën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Bëhet fjalë për një rrugë që i lidhen ata me rrugën dytësore të autostradës. Te kjo rrugicë janë dhe disa shkolla private dhe shpeshtësia e kalimit të furgonëve të këtyre shkollave e kanë përkeqësuar këtë rrugë dhe ata nuk e mirëmbajnë. Janë banorët e rreth 20 familje që kalojnë në këtë rrugë.
Kanë dërguar disa letra në Njësitë Administrative dhe Bashki ,por që nuk është marrë asnjë përgjigje. “Vetëm Fiksi ka qenë i gatshëm që të vinte. Keq është më të sëmurët se nga gropat u hapen plagët nëse kanë. Rrugën e ka shtruar dikur Kolegji Amerikan, por këta të tjerët, nuk bëjnë gjë. Kjo rrugë është rreth 200 m e gjatë. Shkollat që janë këtu nuk bashkëpunojnë që ta rregullojnë. Problem kemi dhe për fëmijët se i marrim me çizme dhe kur dalin në rrugë u veshim këpucët” shprehen banorët. Ata thonë se nga Njësia Administrative Kashar dhe nga bashkia nuk ka ardhur askush.
Fiksi pyeti ne Njësinë Administrative Kashar në lidhje me problemin e ngritur nga banorët. Valter Baze administrator i Njësia Adminstrative Kashar , ku theksoi se problematika e rrugës është e mbartur ndër. “Ne si Njësi Administrative në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse kemi bërë sakrifikimin e kësaj rruge, sepse për ndërhyrje është e pa mundur pasi kërkon një investim goxha të madh. Ne e kemi paraqitur në Bashkinë e Tiranës për ta futur në pjesën e investimeve, që dhe kjo rrugë të marrë zgjidhje përfundimtare” shprehet z. Baze.
Ai pohon se me zgjerimin e lumit të Lanës do fillojë edhe rregullimi i rrugës, por që nuk ka një datë fikse apo të përafërt për ta konfirmuar. Gjithashtu ai sqaron se po deri në rregullimin e saj përfundimtar njësia nuk mund ta mirëmbaj me çakull, pasi do të rritej niveli i rrugës dhe uji do të përfundonte në shtëpitë e banorëve. Pra e vetmja zgjidhje për banorët është që investimet që do të kryhen për Lanën të fillojnë sa më shpejt.


“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit
Historia e plotë >






As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet




