Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Fiksi na shpëtoi jetën”/ Rrëfimi i bashkëshortes së objektivit që do sulmohej në Lushnje

“Fiksi na shpëtoi jetën”/ Rrëfimi i

Në datën 20 shtator 2022, Fiks Fare, transmetoi rrëfimin e një 26-vjeçari, i cili tregonte me detaje mënyrën si ishte rekrutuar nga një grup kriminal për te bërë disa vepra penale në qytetin e Lushnjës.

I riu tregoi me detaje mënyrën si do gjymtonte një person. Ai tha se për rrahjen do të paguhej 3 mijë euro, ndërkohë nëse objektivi do të pësonte thyerje kockash do të paguhej më shumë. Madje, porositësit i kishin kërkuar që objektivit t’i digjej edhe automjeti, ndërsa pagesa do të shtohej.

Por, megjithëse i riu bashkëpunoi me policinë, duke treguar ndërmjetësin, porositësin dhe objektivin, ai sërish është lënë “në mes të 4 rrugëve”, pasi policia nuk ka bërë asnjë veprim.

Gjatë një ballafaqimi, inspektori i policisë i kërkon të riut që t’i dalë përpara sekserit dhe mos “të rri si i dh…”. Madje, ai i sugjeron që të lëvizë i lirë. Ndërkohë, prokuroria nuk e ka thirrur 26-vjeçarin për t’i marrë dëshminë, pasi “kanë shumë punë të tjera”.

Pas transmetimit të këtij investigimi, Policia e Shtetit pezulloi shefin e krimeve në Komisariatin e Lushnjes, ndërsa ndaj tij filloi edhe një hetim. Por, pezullimi dhe hetimi ishin vetëm për fjalorin, ndërsa në asnjë rast nuk u dhanë detaje se çfarë ka ndodhur me hetimin e kësaj çështje.

Por, edhe pas këtij reagimi, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një tjetër telefonatë, kësaj herë nga bashkëshortja e objektivit. “Ju falënderojmë, na keni shpëtuar jetën. Nuk kemi pasur asnjë dijeni se çfarë po na ndodhte” ishte telefonata.

Një grup i Fiks Fare shkoi sërish në Lushnjë, kësaj herë për të biseduar me zonjën në fjalë, e cila kishte dyshime tepër të mëdha për Policinë e Lushnjës. “Do e manipulojnë sërish hetimin. Ashtu siç bënë edhe herën e parë! Tani, duan ta nxjerrin sikur autori (denoncuesi) ishte për të vjedhur, apo për qëllime të tjera” thotë zonja, e cila kërkon mbrojtje për vete dhe familjen.

“Ne tentativën për të na goditur e mësuam nga Fiksi më datë 20 shtator. Deri para asaj date askush nuk e ka lajmëruar familjen tonë, të na tregonin çfarë kishte ndodhur dhe ne të merrnim masat tona. Rrëfimi i djalit ishte tepër i saktë, familja ime dhe ne lëvizim në ato vende. E kemi shtëpinë atje ku tha ai, lëvizim te nënkalimi. Karburanti është i joni, e kemi dhenë me qira. Makina po ashtu është e jona” thotë zonja, ndërsa pohon se, “nga data 7 shtator kur u shoqërua djali deri në datën 20 shtator ku u dha te Fiksi, ne kemi lëvizur normalisht, kemi bërë rutinën tonë”.

Më pas, zonja tregon edhe konfliktin me porositësit, të cilët i ka komshinj te biznesi që kanë në afërsi të autostradës Rrogozhinë-Lushnje. “Ne me personat, porositësit, kemi pasur konflikte para 1 viti e gjysmë. Çështja tani është në Apelin e Vlorës, burrin tim e kanë dënuar në shkallë të parë me prova të paqena.

Policia edhe atëherë ka manipuluar provat, pasi ata e kanë qëlluar burrit tim, e kanë gjakosur, por e bëjnë sikur burri im i ka qëlluar ata. Tani është në arrest shtëpie. Konflikti ka qenë se burri im po digjte disa mbetje te prona jonë dhe ka shkuar tymi te prona e atyre. Kanë ardhur dhe e kanë goditur, por policia ia bëri letrat sikur burri im kishte gjakosur ata” thotë zonja.

Më tej vijon se, edhe këtë rast, po tentojnë që ta manipulojnë. “Deri tani askush s’na ka marrë jë pyetje. Gjithçka e fshehtë. Ai djali (denoncuesi) duhej mbajtur brenda të tregonte nga i kishte marrë urdhrat. Ne mund të na vrisnin, të na vinin tritol poshtë makinës, të na gjymtonin. Dhe policia i lë të lirë, si autorin si porositësit. Falënderoj Fiks Fare, na shpëtoi jetën. Ju falënderoj të gjithëve si staf” përfundon bashkëshortja e objektivit.

Në fakt, pas denoncimit të këtij rasti nga Fiks Fare, policia vetëm sa ka pezulluar dhe po e heton shefin e krimeve, ndërkohë që s’ka dhënë asnjë informacion për çështjen, nëse janë proceduar, shpallur në kërkim autorët!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore