Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

 Fiks Fare/ Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin gjyqësor të formës së prerë

 Fiks Fare/ Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin

Prej 7 vitesh  një qytetar endet  zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marr dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.

Përmbaruesi  justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetër  për të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin  gjyqësor të formës së prerë.

Todi Dhimo u ankua në Fiks Fare se nuk po i ekzekutohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë që në 2016. Kohë në të cilën i është drejtuar edhe Përmbarimit Shtetëror.

Zanafilla e të gjithë problemit të tij është se pasi bleu dy hyrje në një pallat , pronari  nuk pranoi t’i bënte kontratën  përfundimtare dhe më pas t’i kalonte pronësinë.  Z. Dhimo iu drejtua gjykatës në 2016, ku mori dhe vendimin e formës së prerë në favor të tij.

Në vendim thuhet se qytetari do marrë një pjesë parash nga ndërtuesi, pasi ka paguar për më shumë metra seç ka realisht dhe i kërkohet përmbarimit që të bëjë kalimin e shumës nga debitori tek kreditori ,gjë e cila është bërë që në 2017. Pika e cila është e pazbatuar është nënshkrimi i kontratës mes ndërtuesit dhe blerësit dhe kalimi i pronësisë tek ky i fundit.

Z.Dhimo thotë se sa here interesohet pranë përmbarimit  asnjëherë nuk merr një përgjigje njësoj. Duke u sorollatur për një kohë kaq të gjatë ai iu drejtua Fiks Fare për ta ndihmuar.

Qytetari takon përmbaruesin Benard Keçi, i cili ka dosjen e tij dhe i thotë se i ka bërë shkresë ZRPP dhe nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket  ndërtuesit ai thotë se nuk merr dijeni, pra që nuk dihet se ku është, pasi në adresën e regjistruar nuk figuron. “S’kemi çfarë bëjmë! Interesohu vetë  njëherë  në ZRPP dhe me thuaj çfarë të thonë dhe të di dhe unë si të veproj të vazhdoj” i thotë përmbaruesi Këçi .

Pra punën e përmbaruesit  ta bëjë qytetari, madje i thotë edhe tako ndërtuesin dhe bini dakord që ai të firmosë kontratën e të procedojë më vonë me hipotekën. Po nesë qytetari do binte dakord me ndërtuesin pse do shkonte në gjyq e më pas në përmbarim?!

Në këto kushte Fiksi telefonon drejtorin e Përmbarimit Shtëtërorz z. Piro Lutaj i cili i pret qytetarët në zyrën  e tij. Ai pasi dëgjon qytetarin thërret një punonjëse ku i kërkon që të kalohet në sitë gjithë dosja e qytetarit i cili ka 7 vite që sorollatet.  Ai kërkon të informohet mbi gjithçka për rastin në fjalë dhe i premton në fund qytetarit se çdo njëri i përfshirë do të mbajë përgjegjësitë  që i takojnë. ” Pasi të informohem do ju thërras përsëri e do u them se çfarë do të bëjmë në vazhdim” përfundon takimi me drejtorin Lutaj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore