Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Fiks Fare/ Mësueset shkelin ligjin, kurse private me nxënësit e shkollës ku punojnë

Fiks Fare/ Mësueset shkelin ligjin, kurse private me nxënësit e

Mësueset e shkollës “1 Maji” në kryeqytet bëjnë kurse private me nxënësit e klasave dhe shkollës së tyre kundrejt pagesës, pavarësisht se ligji nuk e lejon.

Por jo vetëm aq, nga ankesa që prindërit kanë çuar në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare ato i kërcënojnë fëmijët që nuk ndjekin kurset me ta. Duke ju thënë se “janë ata të humbur”.

Prindërit ngrenë shqetësimin se fëmijëve të tyre po ju ushtrohet presion nga mësueset.

Kristina Gega mësuese e ciklit të ulët zhvillon kurse me nxënës të klasave të para deri në klasë të 5-të.

Ndërsa Edlira Gravani njëkohësisht nëndrejtoreshë e shkollës “1 Maji” zhvillon kurse private matematike me nxënës nga klasa e 6-të deri në klasë të 9-të.

Në bazë të urdhrit 31, të datës 28.01.2020 është e ndaluar që mësueset të zhvillojnë kurse private me nxënësit e shkollës së tyre.

Mësueset kurset private i zhvillojnë në një apartament në katin e dytë të një pallati në zonën e “Brrylit”.

Bashkëpunëtorët e Fiksit komunikojnë me nxënësit të cilët tregojnë se kursin e zhvillojnë me mësuese Edlirën. Por të dyja mësueset janë të hapura për të pranuar nxënës në kurset private që ato zhvillojnë.

Madje edhe nëse nxënësi nuk është i shkollës “1 Maji” ato mund ta transferojnë në këtë shkollë për ta pasur më pas edhe në kurset private që zhvillojnë.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në ambientin ku zhvillohen kurset. Derën e hap fillimisht një fëmijë, më pas afrohet mësuese Kristina duke e mbyllur me forcë për të mos lejuar që të hyjë operatori .

Brenda në ambient hyn vetëm gazetarja e Fiksit. Mësuese Kristina i thotë gazetares që nuk do e bëjë më këtë pasi e di që po shkel ligjin.

I kërkon që të mbyllet kjo punë. Ndërsa nëndrejtoresha Edlira Gravani ju thotë gazetarëve se në këtë ambient kishte ardhur që të hante bukë jo për të zhvilluar kurse private.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore