Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Fiks Fare/ Mamurras, tubacioni i ujit u kalon para shtëpisë, familja 6 muaj pa ujë

Fiks Fare/ Mamurras, tubacioni i ujit u kalon para shtëpisë, familja 6

Në lagjen ‘Drita’ në qytetin e Mamurrasit familja Keci ngre shqetësimin e tyre pasi që prej muajit Prill nuk furnizohen me ujë në shtëpinë e tyre, as për të pirë dhe as për konsumin e nevojave të përditshme.

Çifti i të moshuarve Age dhe Bardhok Keci tregojnë se çdo ditë ata marrin makinën e tyre dhe shkojnë të mbushin ujë me bidona në qytetin e Laçit, më pas e kalojnë në fuçi të ndryshme dhe përmes një pompë uji  mbushin depozitën kryesore. Ata thonë se sistemi i kanalizimeve ka qenë funksional edhe pse uji u vinte me orar 2 herë në ditë, por që prej muajit Prill as me orar nuk kanë më.

Zonja Age tregon për gazetarët e Fiks Fare procesin e përditshëm të furnizimit me ujë. Ajo shprehet se që në muajin Maj dhe deri më sot ka vendosur të mos paguajë detyrimin mujor, pasi nuk merr shërbimin e nevojshëm. Çifti i të moshuarve thonë se tubacionet kryesore kalojnë pranë portës së shtëpisë së tyre, por ujë nuk kanë. Janë ankuar disa herë në ndërmarrjen e ujësjellësit, por pa zgjidhje.

Gazetarët e Fiksit bashkë me familjen denoncuese ju drejtuan Ndërmarrjes së Ujësjellësit Mamurras ku Rasim Mhilla, përgjegjësi i kësaj ndërmarrje u shpreh se në lagjen Drita ka probleme me shërbimin e ujit, kjo për shkak se sistemi i ujësjellësit është i  amortizuar dhe nuk ka pasur investime të mëvonshme.

Zoti Mhilla tregon se gjatë muajit Korrik-Gusht janë kryer  inspektime në të dy fashat e orareve që vjen uji dhe nuk ka rezultuar që mund të ketë ndërhyrje të jashtëligjshme.

Gjithashtu ai tregon se në lagjen Drita janë rreth 200 abonentë, por disa prej tyre nuk ankohen pasi kanë zgjedhur të hapin puse pranë shtëpive të tyre. Sistemi i ujësjellësit në atë zonë është i amortizuar dhe duke qenë se tubacionet kryesore janë nën shtresën e asfaltit kërkohet një miratim nga instancat e mësipërme për të ndërhyrë. Megjithatë, denoncuesi le të bëjë një kërkesë-ankesë dhe shqetësimi i tij do të drejtohet për në ndërmarrjen e UK Laç për të marrë masa dhe për t’i zgjidhur problemin banorit.

Por gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan gjithashtu Ujësjellësit Laç,  ku përgjegjësi teknik Vladimir Tota tha se në lagjen ‘Drita’ në Mamurras do të merren masa të menjëhershme që të ketë ujë.

“Deri më tani në këtë ndërmarrje nuk është paraqitur  ndonjë ankesë me shkrim. Familjes nga dita e nesërme do t’i vihet në dispozicion grupi i shërbimit për të gjetur arsyen se përse nuk i shkon uji në shtëpi dhe ku qëndron defekti. Për pjesën e mospagimit të detyrimeve, për të gjithë kohën që nuk ka patur shërbim abonenti nuk do të paguaj dhe do të ketë një ndërprejre të kontratës deri në momentin e riparimit të problemit”, shtoi ai.

Por menjëherë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare, ditën e nesërme Ujësjellësit Laç ndërhyri për të zgjidhur problemin e qytetarit. Gjë të cilën e konstatoi në terren dhe grupi i xhirimit./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore