Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari italian, veprime të turpshme para të miturës në banjo publike: S’je e vogël, do të mbuloj me para!

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime .

Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por  e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit .

I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan  vazhdimisht vajzës në  Whatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në ëhatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.

Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se  do e mbante me lekë ,kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast.   Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.

Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani  e orienton vajzën drejt hotelit.

Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

“Fiks Fare” denoncon një tjetër pedofil. 60 vjeçari

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore