Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Fier/ Të sëmurët me dializë rimbursohen 80% më pak për transportin, ndërkohë që nafta rritet!

Fier/ Të sëmurët me dializë rimbursohen 80% më pak

Transporti i pacientëve që bëjnë hemodializë vazhdon të  mbetet problem. Sidomos ata që jetojnë në fshatra larg spitalit që marrin shërbimin, me mungesën e transportit publik bëjnë ‘cirk’ si nga ana fizike po dhe monetare me mjetet private.

Në një kohë kur në gjithë botën është shtrenjtuar nafta dhe janë rritur tarifat, në Fier pacientëve me dializë kuotën ditore për transportin nga 500 lekë në ditë ua kanë bërë 70 lekë në ditë.

Në emisionin investigativ Fiks Fare, u denoncua shqetësimi i të sëmurëve që marrin shërbimin e dializës se, rimbursimi që iu bëhet për transportin nuk i mbulon aspak shpenzimet e rrugës.  Madje që prej shtatorit  këtyre pacientëve  u kanë ndryshuar tarifat e rimbursimit të rrugës.  Ata u ankuan në Fiks Fare se marrin 80% më pak se në muajt paraardhës.

Të sëmurët, të cilët vuajnë nga veshkat dhe kanë nevojë për shërbimin e dializës, marrin nga shteti vetëm 9 mijë lekë të vjetra në muaj për transportin. Pavarësisht distancës nga shtëpia e pacientit deri në vendin ku kryhet ky shërbim, vlera që rimbursohet nga shteti nuk ndryshon.

Babai i një vajze 33 vjeçare që kryen dializë 3 herë në javë  tregon se rrugën nga fshati Frakull i Vogël deri në Spitalin Rajonal Fier dhe anasjelltas dy muaj më parë shteti i rimbursonte një  seancë 500 lekë te reja, ndërsa nga muaji shtator me vlerësimin e ri e ka çuar një seancë 70 lekë te reja vajte-ardhje.

“Shuma totale në muaj tani shkon 9 mije lekë të vjetra minus komision bankar, në dorë marr 4 mijë lekë të vjetra. Është për ty tallur” shprehet ai.   Më përpara  Rudina vajza e tij merrte 7 mijë lekë tëe reja në muaj për rimbursimin e rrugës.

Rasti tjetër është ai i një djali që sillte mamanë e tij nga një fshat i Mallakastrëes, vlera e rimbursimit për të ishte 80 lekë të reja vajtje -ardhje.

Më i dhimbshëm ishte rasti i zotërisë që përveç se gruaja bënte hemodializë por ishte dhe e verbër, dhe ai duhet ta shoqëronte kudo.  Ata udhëtonin 50 kilometra 3 herë në javë. Drejtoria e spitalit sipas bashkëshortit është informuar që zonja  është e verbër dhe nuk i është siguruar një autoabulancë për shërbime të specializuara.

Ndërkohë që në Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”, i ndryshuar në vitin 2015, drejtoritë përkatëse të spitalit, në zbatim të këtij urdhrit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete te spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.”

Pra në rastin konkret Drejtoria Rajonale e Spitalit Fier duhet t’i siguronte një ambulancë kësaj pacienteje me pamundësi të veçanta, gjë të cilën nuk e ka bërë.  Bashkëshorti i saj shprehet se shpesh herë detyrohet të paguaj taksi , për ta shoqëruar  të shoqen në shtëpi.

Fiks Fare iu drejtua Drejtorisë së Spitalit të Fierit , Degës së Financës sëbashku me familjarët e të sëmurëve në një ballafaqim se çfarë ka ndodhur në të vërtet me këto rimbursime.  Ata u shprehën se  tarifat janë ndryshuar në  bazë të Urdhrit nr. 469  ku thuhet se pacientëve dializantë ju rimbursohen kostot e transportit në masën e tarifave të përcaktuara për funksionimin e shërbimit urban-publik, bazuar në biletat e paraqitura nga të sëmurët e rrethit të tyre, rimbursimi kryhet nga drejtoritë spitalore përkatëse.

Pyetjes së gazetarëve  se kur është vënë në zbatim ku urdhër , ata iu përgjigjen se ka  ky ka qenë në fuqi. Me të drejtë familjarët pyetën se përse me para rimbursoheshin më shumë dhe sot rreth 80% më pak  kur urdhi është po i njëjti, por punonjësit nuk u përgjigjen. Pra i bie që më përpara përllogaritjet janë bërë gabim. Por kur këtyre pacientëve nuk u mjaftonte rimbursimi me 500 lekë në ditë , çdo bëjnë me  70 lekë në ditë?

Pas përgjigjes së Drejtorisë  së Spitalit Rajonal të Fierit , Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informim Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kjo ministri në përgjigjen e saj bëri me dije se nuk ka asnjë ndryshim në urdhërin për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë.Sipas Ministrisë, drejtoritë spitalore përkatëse u rimbursojnë pacientëve dializantë  kostot  e transportit  bazuar në biletat e paraqitura nga të sëmurët .

Po kështu, te gjitha drejtoritë e  spitaleve në zbatim të urdhërit për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete te spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.

Nisur nga rastet e kontaktuara nga Fiks Fare Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se do ta ndjekë rastin e evidentuar në Spitalin Rajonal të Fierit./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore