Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon

Salmoni gjithmonë është konsideruar si një ushqim shumë shëndetshm dhe një zgjedhje e mirë kur jeni në një restorant. Por a është ai vërtet aq i shëndetshëm sa pretendohet? Çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni salmon dhe a keni vërtetë përfitime shëndetësore prej tij?

Janë studiuar të gjitha informaconet në lidhje me salmonin, pse ai konsiderohet i shëndetshëm dhe madje kemi zbuluar disa nga rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i tij.

Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3

Trupat tanë në vetvete nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tonë. Acidet yndyrore Omega-3 janë një klasë e yndyrnave të pangopura, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, shëndetin e syve, shëndetin e trurit, prodhimin e hormoneve, funksionin imunitar dhe të mushkërive.

Përmban proteina me cilësi të lartë

Proteina është një makroelement i rëndësishëm për trupin tuaj, i cili ka nevojë për rritjen e kalorive, uljen e urisë dhe ruajtjen e masës muskulore. Jo vetëm kaq, por një regjim ushqimor me një sasi të mjaftueshme të proteinave mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur. Filetoja e salmonit do t’ju japë rreth 21 gr proteina, e cila është pothuajse gjysma e sasisë së proteinave që ju nevojitet përgjatë ditës!

Trupi juaj merr një mori ushqyesish

Së bashku me sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave, salmoni është tepër i pasur me vitaminën B, duke përfshirë këtu vitaminën B6 dhe B12. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit tuaj imunitar. Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fosforit, selenit, niacinës dhe natyrisht, acideve yndyrore omega-3.

Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Një fileto salmoni mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur pas vaktit. Studimet tregojnë se njerëzit që marrin një sasi të mjaftueshme të proteinave ka të ngjarë të konsumojnë më pak kalori sepse ndihen të ngopur mjaftueshëm.

Përmban mërkur

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspozimi ndaj mërkurit mund të jetë toksik për sistemin tuaj nervor qëndror dhe periferik. Sidoqoftë, në mënyrë që mërkuri të ketë efekte serioze në trupin tuaj, duhet të keni një nivel të lartë të tij në gjak. Salmoni nuk përmban aq shumë merkur në krahasim me peshqit e tjerë, por gjithsesi është diçka për tu marrë në konsideratë dhe të mos teprohet me konsumimin e tij.

Ai mund përfshihet në mënyrë të përkryer në dietën më të shëndetshme në botë

Dieta Mesdhetare renditet si Dieta më e Mirë e vitit 2020 dhe vazhdon të jetë e tillë. Në dietën mesdhetare duhet të hani peshk të paktën dy herë në javë. Ashtu si tuna, trofta dhe skumbri, salmoni është padyshim një pretendent i shkëlqyeshëm./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore