
Familjes me 3 anëtarë i digjet banesa, apeli i 82-vjeçares: Dua vetëm shtëpinë
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrative Bushat , kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare pasi në datën 7 shkurt 2023 gjatë orëve të mbrëmjes shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri dhe si pasojë çdo gjë që ata kishin u shkrumbua nga flakët.
Farie Haxhia zonja e kësaj shtëpie vetëm 82 vjeçe tregon se është e vetmja që duhet t’i dalë zot shtëpisë, pasi plakun e ka të pamundur herë herë I ikën dhe nga shtëpia, i biri 53 vjeç vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo tregon se shtëpisë së tyre sapo i kishin bërë rikonstruksin.
“Shpëtuam vetë, por gjithçka tjetër u bë shkrumb e hi. Dhe vetëm para ca kohësh shtruam pllakat e reja , por ç’e do nuk i gëzuam“-tregon e moshuara.
Të ardhura të vetme familja ka pensionet përkatëse që sipas 82-vjeçares nuk u mjaftojnë për të ngrënë e jo për të ndërtuar sërish shtëpinë. ” Kam 3 muaj që laj rroba me dorë” e më pas tregon se ku fle vet në një divanë të vjetër ndërkohë që bashkëshorti dhe djali flenë në tokë. Ajo shton se ju drejtua Fiks Fare për ndihmë, pasi nga komuna u kanë thënë se do marrin lekë për ta ndërtuar shtëpinë, por afat nuk kanë dhënë. Punonjësit e njësisë administrative i kanë ndihmuar me ndihma ushqimore, por familja Haxhia kërkon shtëpi.
“Më thanë shkoni në azil, por mua më duket shumë e rëndë të jetoj atje“-thotë 82-vjeçarja.
Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë Vau i Dejës se kur do të kalojë shumë e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga zjarri për këtë familje në nevojë. Përgjegjësi i financës në këtë bashki , z. Albert Ndoci pohoi se fondi prej 25 milion lekësh të vjetra është miratuar. Ai i premtoi Fiksit se brenda një jave do t’i kalojnë nga thesari.
Pas një jave familja Haxhia merr dëmshpërblimin financiar për fatkeqësinë që u ndodhi. Nga sot kjo familje do ketë një strehë./ Top Channel









“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >


