Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Abuzimet miliona euro në koncesionin e ferro-kromit/ Ja telegramet që i çuan Berishës për Belegun (VIDEO)

Abuzimet miliona euro në koncesionin e ferro-kromit/ Ja telegramet që

Referuar dosjes hetimore që “Inside Story” bën publike për herë të parë, dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 6.4 milionë eurove.

Gjithçka lidhej me çmontimin dhe shitjen për skrap të makinerive të ndryshme. Kontrata koncesionare parashikonte rijetëzimin dhe vënien në funksion të plotë të linjës industriale, duke ruajtur asetet që përbënin pronë shtetërore.

Kjo dosje, do të ishte shoqëruese e gjithë aktivitetit të Belegut që i vihej përballë nga kundërshtarët sa herë ai u zinte rrugën.

Ai personazh u mbajt në një trysni. Në një preisn jo vetëm nga grupet e interesi, jo vetëm kreditorët, por edhe isntituconet, pushteti gjyqësor, u hapën cështje që hapën një sagë sikur kërkonin doemos ta vinin me shpatulla pas muri, qoftë për një përgjegjësi konkrete”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Çështja e ka pikënisjen në këtë telegram të datës 10 Shtator 2007 që bëhet publik për herë të parë. Një punonjës i uzinës i quajtur Dod Macaj i drejtohej kryeministrit të kohës Sali Berisha.

Në material përmendet direkt emri i Eduard Belegut për abuzime me asetet shtetërore. Në datën 8 tetor 2007 dërgohet një telegram i dytë tek kryeministri.

Referuar këtij dokumenti që shihni, në 3 tetor të vitit 2007, oficeri i Policisë Gjyqësore i dërgon informacion Prokurorisë për vjedhje në uzinën e Elbasanit. Aty sqarohet zhdukja e qindra tonëve krom.

“Bakri i furrës nr.1 është vjedhur rreth datës 20 Mars 2006 për të cilën ka dëshmitarë okularë dhe dokumente që vërtetojnë prishjen e furrës nr. 1 për t’i vjedhur bakrin prej një sasie afërsisht 40 tonë. Janë zhdukur vagonët e ardhur nga Miniera e Bulqizës, Prrenjasit prej një sasie afro 100 tonë. Copëtuesi i linjës së kuarcit është zhdukur, mendohet se është në përdorim nga firma e kuarcit Blacë, Pogradec”.

Në kompaninë e kuarcit ku autoritetet dyshonin se ishte zhvendosur një prej pajisjeve kryesore ishin aksionerë shtetasi Arefi Jakupllari dhe Eduard Belegu. Kjo kompani, ishte regjistruar në 29 Shtator të vitit 2002 nga Jakupllari.

Një muaj më vonë, u bë aksionere me 49 % të kuotave zonja Iliriana Belegu, bashkëshorte e Eduartit. Në Mars të vitit 2009, vetë Eduarti bëhet aksioner me 2% dhe tashmë ai me bashkëshorten kontrollonin shumicën e kompanisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore