
Drejt shpopullimit/ Peshtan, fshati ku ka më shumë mësues se nxënës
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullzohen, duke lëvizur në qytete apo në zonë më të zhvilluara.
I tillë është edhe rasti i fshatit Peshtan të Tepelenës. Migrimi i popullsisë ka filluar vite e vite dhe kush ka mundësi ende migron nga ku fshat. Fiksi ishte në shkollën 9 vjeçare të këtij fshati, ku për çudi më shumë ka mësues se nxënës. Ndoshta një rast i rrallë, por i vërtet.
Shkolla ka vetëm dy klasa të përbashkëta, me gjithsej 5 nxënës. Përkatësisht 1 klasë e parë dhe e tretë me dy nxënës, dhe klasa tjetër e shtatë dhe e tetë me tre nxënës. Ndërkohë që këtyre nxënësve u japin mësim gjashtë mësues në ditë të caktuara.
Të pyetur nga Fiksi mësueset tregojnë se plotësohen me orë edhe në fshatra të tjeraku japin mësim, por që në Peshtan janë vetëm 5 nxënës, dhe këta nga pamundësi e prindërve për të lëvizur.
Fiksi u interesua në Zyrën Arsimore Tepelenë, ku drejtori Shkëlqim Imeraj pohon se kjo është e vërtetë dhe se mësuesit plotësohen me orë mësimi edhe në fshatra të tjerë. Shkolla e Peshtanit e cila ka dy cikle ku patjetër shton drejtori duhet që procesin mësimor të bëhet nga mësues specialist.
I pyetur nga Fiksi se ndoshta do ishte më mirë që këtyre fëmijëve t’u vihej në dispozicion një mjet për ta bërë shkollën në qytet, drejtori pohon se nuk kanë në dispozicion asnjë mjet. Por më e keqja është se në atë zonë nuk ka as transport publikë që t’u paguhej nga zyra arsimore. Kështu që do vazhdohet që shkolla e Peshtanit të ketë 6 mësues dhe 5 nxënës, por të paktën e mira është se mësimdhënia bëhet nga mësues specialist të çdo lënde./ TCH




Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet



E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >
