Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Do punojë ai që s’do i vihen lule mbi varr!”/ Kush është inspektori i Punës në Lezhë që kërcënon çiftin për një furrë buke

“Do punojë ai që s’do i vihen lule mbi varr!”/ Kush

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një çifti nga Lezha të cilët ankohen se kërcënohen nga një inspektor i Institutit të Punës.

Ata tregojnë se kanë hapur një furrë buke, por duke qenë se edhe inspektori ka një të tillë, ai i kërcënon dhe ju thotë se duhet ta mbyllin biznesin se i merrnin klientët.

Albina Gjoka thotë se të dy më parë kanë punuar në furrën e bukës së Gjin Çupit, inspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ajo tregon se pasi u shkëputën nga Çupi hapën një furrë buke kundrejt gjithë rregullave dhe ligjeve të shtetit.

Por që nga momenti që inspektori e ka marrë vesh këtë, ka dërguar mesazhet e para duke ju thënë se nuk kanë bërë mirë që e kanë hapur, jo vetëm aq por ai është takuar me bashkëshortin e Albinës dhe e ka kërcënuar hapur.

Fiksi solli bisedën e qytetarit me inspektorin, ku ky i fundit i thotë se ti nuk do punosh në atë biznes.

“Unë do të përcëlloj vetë i pari dhe do bëj çdo gjë që kam në dorë”, i thotë inspektori qytetarit, duke lënë të nënkuptuar sipas denoncueses se ai ka në dorë dhe policinë, pasi Paulin Çupi dhe Kujtim Gjoka, ish-shefa komisariati janë kushërinj të inspektorit dhe kështu policia nuk vepron.

Në bisedën mes Çupit dhe qytetarit, punonjësi i shtetit ja bën të qartë qytetarit se nuk do ketë mundësi të punojë derisa njëri prej tyre t’i hedhë lule në varr tjetrit. Por jo vetëm aq, Albina tregoi për Fiksin se pas këtyre kërcënimeve, një natë kanë dalë 3 persona që ta godasin bashkëshortin e saj natën, kur ai po kthehej nga puna, për këtë qytetarja thotë se dyshojmë te Gjin Çupi, ndaj kanë bërë kallëzim në polici, por asgjë nuk është bërë.

Ky kallëzim ka irrituar akoma më shumë inspektorin, duke bërë që ky i fundit të çojë në shtëpinë e qytetarit 2 ndërmjetës, nëpërmjet të cilëve i thotë për herë të fundit se i kanë problemet e hapura me njëri-tjetrin meqë e kanë kallëzuar.

Në bisedën mes ndërmjetësve dhe qytetarit që u transmetua në emisionin investigativ, ndërmjetësit janë të qartë në kufizimet që i vënë qytetarit, duke i thënë se inspektori i ka çuar që të pranojë të mbyllë biznesin ose problemet i kanë të hapura.

Gazetarët e Fiksit takuan vetë inspektorin i cili në fillim mohoi të kishte kërcënuar, por më vonë tha se e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër, dhe se ka zgjedhur ta zgjidhi problemin sipas traditës së Mirditës. Ai mohon se ka telefonuar kushërinjtë e tij të cilët mbajnë poste në polici për këtë problem.

Fiksi solli edhe vajtjen e qytetarëve në komisariat për të bërë denoncimin, ku oficeri i policisë gjyqësore nuk mban kallëzimin, me arsyetimin se po shkon në një ngjarje tjetër. Më vonë dëgjohet të thotë ai në video do shkojë tek shtëpia e denoncuesve për problemin që kanë, gjë e cila nuk ka ndodhur. Pra, në një farë mënyre punonjësit e shtetit mbrojnë njëri -tjetrin duke lënë pa mbrojtje ata që në të vërtet duhet t’u shërbejnë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore