Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Covid-i drejt fundit, Akademia hap tender për studimin e tij; Drejtoria e Rrugëve tender për evente

Covid-i drejt fundit, Akademia hap tender për studimin e tij; Drejtoria e

Akademia e Shkencave ka hapur një tender me vlerë 2.2 mln lek për fazën e tretë të një studimi, që thotë se ka nisur për Covid-19.

Tenderi është hapur këtë të enjte dhe afati i dorëzimit të ofertave është deri më datë 28 qershor.

Objekti i kontratës është blerja e reagentëve dhe mjeteve të konsumit për fazën e tretë të studimit të seroprevalencës Covid-19, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Në një tjetër tender të publikuar po të enjten në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka hapur garën për blerje materialesh për evente të ndryshme.

Fondi limit i tenderit është 4.6 mln lek dhe objekti blerja e materialeve për evente. Në dokumentin e njoftimit thuhet se meqënëse objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi për këtë objekt është në vlerën 392 mijë lek pa TVSH.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 28 qershor.

Covid-i drejt fundit, Akademia hap tender për studimin e tij; Drejtoria e

Covid-i drejt fundit, Akademia hap tender për studimin e tij; Drejtoria e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore