
7 muaj në burg për një raport mjeko ligjor fiktiv/ Pa e vizituar, mjeku përcakton plagët me përmasa
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor, i cili e ka lëshuar raportin e ekspertimit mjeko ligjor pa e parë pacientin.
Ky i fundit po vuan dënimin për dhunë në familje. Gjergji Gjergjova tregoi në emisionin Fiks Fare se djali i tij Enea Gjergjova prej 7 muajsh ndodhet në ambientet e paraburgimit në Peqin, pasi Prokuroria e akuzon për “Dhunë në familje”. Ai pretendon se djali i tij nuk e ka rrahur ish-bashkëshorten, por ata janë grindur për vajzën dhe të dy janë gërvishtur nga duart.
Gjergji thotë se ish-nusja e djalit është ekzaminuar nga mjeku ligjorë dhe ka marrë një raport mjekësor. Ndërsa djali i tij nuk është parë asnjëherë nga mjeku dhe pse në dosjen e prokurorisë ekziston një raport i tillë.
Në takimin që u bë mes Gjergjit dhe mjekut ligjor Anton Samarxhiu, ky i fundit i thotë babait të të pandehurit që nëse ai ka gabuar këtë gjë ta kërkoi në gjykatë. Mjeku në asnjë moment nuk sqaron familjarët se përse nuk e ka parë pacientin apo ku është bazuar për raportin që ka lëshuar.
Babai i Eneas i tregon se për ish-nusen janë dhënë detaje se ajo kishte dhimbje dhe shenja ndërsa për djalin e tij se kishte vetëm dërmishtje, as në këtë rast mjeku nuk është përgjigjur, por u ka treguar familjarëve rrugën ligjore.
Por në një përballje me gazetarët e Fiksit mjeku dha një tjetër variant. Ai ngriti pretendimet se kishte parë një raport mjekësor dhe ato nuk qëndronin. Pohoi se pacienti nuk i është vënë në dispozicion për ta ekzaminuar dhe për këtë arsye ai e ka lëshuar ashtu raportin. Për bazë ka marrë procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, si dhe fotot që i janë bërë Eneas nga policia, kështu mjeku shkruan në raport përmasat e dërmishtjeve apo plagëve.
Për këtë dokument gazetarët pyesin edhe prokurorin e çështjes, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, Durim Abedinin, i cili thotë se në dosje janë vetëm dy raportet mjeko-ligjore, dhe nuk merret me çfarë thotë mjeku. Sipas tij dosja dhe raportet janë konform ligjit dhe se çështja është në gjykatë.



Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet



Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >