Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

36 fëmijë të zhdukur në 6 muaj në Shqipëri! Institucionet ku strehohen ‘ngrenë supet’

36 fëmijë të zhdukur në 6 muaj në Shqipëri!

Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që vijnë nga vendet arabe, veçanërisht nga zonat e konfliktit si Siria.

Marokenë, sirianë apo kurdë kanë pushtuar qytetet shqiptare, veçanërisht Tiranën, Durrësit dhe zonat e tjera kufitare.Por në mes të tyre ka dhe shumë femijë të moshave nga 13- 17 vjeç.

Edhe pse kapen në kufi nga policia e shtetit dhe dërgohen në qendrat e mbrojtjes së fëmijëve  në vendin tonë, ata sërish bien pre e trafikimit.

Sipas burimeve të policisë 6 muajt e fundit janë kapur 36 fëmijë që vendin tonë kanë dashur ta përdorin si trampolinë drejt vendeve të Evropës.  Janë dërguar në qendrat e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë, por sërish janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kjo konfirmohet edhe me denoncimet që janë bërë nga qendrat pranë policisë.

Ndërsa institucionet duket se përballë këtij fenomeni, më shumë merren me statistika dhe denoncim se sa me mbajtjen në mbikëqyrje të këtyre fëmijëve të pambrojtur e që fati i tyre akoma nuk dihet deri më sot. Nëse kanë rënë pre e trafikut të paligjshëm apo janë largua me dëshirën e tyre jashtë vendit tonë. Fiks Fare kishte si  objekt investigimi ketë të hënë trafikimin e paligjshëm që u  bëhet fëmijëve sirianë, të cilët pasi mbërrijnë tek qendra e mbrojtjes së fëmijëve në Tiranë zhduken pa lënë gjurmë. Edhe pse kjo qendër merr miliona lekë për të trajtuar dhe mbajtur këto fëmijë, mjaftohet vetëm me faktin e denoncimit në polici të fëmijëve si të zhdukur dhe më pas policia i shpall në kërkim.

Ndërkohë që  deri më sot policia nuk ka arritur t’i gjejë apo të rikthehen fëmijët e largua nga kjo qendër fati i të cilëve nuk dihet. Për këta fëmijë të pambrojtur nuk ka asnjë informacion të vetëm se ku ndodhen apo jetojnë. Gazetarët e Fiks Fare pasi mësuan mbi faktin e zhdukjes së gjashtë fëmijëve në një ditë  nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve në Tiranë, nisen edhe investigimin, ku fillimisht takuan punonjësit e kësaj qendre.

Sipas këtyre punonjësve  është e vërtet që fëmijët sirianë, egjiptian apo maroken që janë kapur në kufi janë sjell pranë qendrës, ata kanë qëndruar disa ditë dhe më pas ata  janë zhdukur sërish nga kjo qendër, duke mos u kthyer më. Sipas punonjësve fëmijët përfitojnë nga një orar prej dy orësh që ata kanë të drejt të dalin nga kjo qendër. Orar që duket që askush nuk i shoqëron. Punonjësit tregojnë se për të gjitha rastet është bërë denoncim në polici, por deri më sot asnjë fëmijë nuk është gjetur.

Sipas drejtoreshës së qendrës ku strehohen këta fëmijë, Ana Majko “ fëmijët janë kapur duke hyrë ilegalisht në  Shqipëri nga ana e policisë të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre dhe janë sjellë pranë qendrës tonë. Këtu trajtohen me ushqim dhe veshmbathje, por pas qëndrimit për disa ditë ata largohen në drejtim të paditur. Ne nuk kemi asnjë informacion, të vetmen gjë që kemi në dorë është denoncimi që mundet t’u bëjmë për largimin e tyre. Ne nuk i ndalojmë do të të logohen”.

Fik Fare ju drejtua edhe UNICE-it për të marrë një përgjigje se sa e ka financuar këtë qendër, dhe për sa fëmijë? Po ashtu nëse si financuese është në dijeni të procedurave që ndiqen në qendër. Në përgjigjen zyrtare që është dhënë për emisioni Fiks Fare , UNICEF nuk jep asnjë përgjigje për pyetjet e ngritura, ato thonë se bashkohen me qëndrimin e qendrës.

Po ashtu emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje te Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve, drejtoresha e të cilës, Alma Tandilli , tha se është bërë maksimumi për këta fëmijë, por nuk i mbajnë dot me zor. Ajo thotë me kompetenca të plota se fëmijëve nuk u ndodh asgjë edhe pse janë shpallur në kërkim dhe nuk dihet ku janë.

Për këtë problematikë emisioni investigative ju drejtua edhe Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme , institucione të cilat nuk kthyen përgjigje edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet zyrtare.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore