
3 muaj pritje në Gjykatë për një vendim! Gjyqtarët ‘harrojnë‘ ta firmosin
Nga data 1 Maj, nëntë qytete do të mbeten pa gjykata dhe pa prokurori.
Mijëra dosje që ishin për gjykim apo hetim do të transferohen në institucionet e qyteteve fqinje, duke e bërë më të largët gjeografikisht sistemin e drejtësisë për qindra mijëra qytetarë.
Por edhe ata që kanë pasur çështje po në gjykatën e rrethit të tyre nuk është se u kanë shpëtuar vonesave. Kadrie Lumshi ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po merr vendimin e gjykatës.
Ajo shprehet se prej 3 muajsh ka mbaruar procesi gjyqësore, por akoma nuk është zbardhur vendimi. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
Çështja është për kujdestarinë e kunatës e cila është e paralizuar. Më përpara ajo ka qenë nën kujdestarinë e kunatës tjetër, por me largimin e saj Kadria ka kërkuar në gjykatë kujdestarin. Pasi pa marrë këtë të fundit , nuk kryejnë dot asnjë veprim në emer të kunatës së paralizuar, pasi e sëmura nuk është e aftë për asgjë. Ndërkohë që pohon për Fiksin se kempin po e marrin me një akt noterial, por kujdestaria kalon vetëm me vendim gjykate.
Ankuesja interesohet edhe në gjykatë se pse nuk zbardhet vendimi edhe pse ka tre muaj që është marrë, dhe në sekretari i thonë se nuk ka patur gjyqtarë për ta firmosur. Dhe për tre muaj rresht kjo është përgjigja që Kadrie Lumshi ka marrë nga sekretaria e gjykatës.
Në bazë të Kodit të Procedurës Civile neni 308 vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues dhe duhet të dorëzohet në sekretari jo më vonë se 20 ditë. Ndërkohë ankuesja Kadrie Lumshi ende nuk e ka marrë vendimin e zbardhur edhe pse kanë kaluar plot tre muaj. Pra ata që duhet ta zbatoujnë të parët ligjin e shkelin vetë me të dyja këmbët.



Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla: Kush janë ish-kryebashkiakët e...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
