Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Zgjohet” Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen sërish viktima, mbi 900 raste të reja...

“Zgjohet” Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen sërish

Edhe ditën e sotme janë regjistruar shifra të larta infektimesh të reja nga Covid-19, teksa duket se pandemia është “zgjuar” në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2103 testime, ku 947 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë. Nga ana tjetër, njësoj si ditën e djeshme, edhe sot janë regjistruar dy viktima, një qytetar nga Lezha 52 vjeç dhe një qytetar nga Berati 74 vjeç.

Njoftimi i ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2103 testime, 947 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 403 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 947 qytetarë, në këto bashki:

424 në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë,

Janë 4,777 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.

Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         947

Të shëruar në 24 orë       403

Të shtruar në spitale         26

Humbje jete në 24 orë      2

Testime ditore                 2103

 

Testime totale              1,858,859

Raste pozitive                 284,758

Raste të shëruara             276,473

Raste Aktive                        4,777

Humbje jete                         3,508

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   3,027

Fier                                                 379

Durrës                            279

Vlorë                                     252

Shkodër                                         250

Berat                                                       134

Lezhë                                     129

Gjirokastër                                           119

Elbasan                            104

Korçë                                       58

Dibër                                        34

Kukës                                        12

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore