Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Zgjerimi i Covid 19/ Ministrja Shahini nuk ka asnjë plan për vitin e ri shkollor

Zgjerimi i Covid 19/ Ministrja Shahini nuk ka asnjë plan për vitin e

Në një kohë kur thuajse e gjithë bota po bashkëjeton me pandeminë e Covid 19 dhe po përjeton një situatë hapjeje të kujdsesshme shumë vende kanë studiuar dhe

Skenarët që do të ndjekin për një aspekt të rëndësishëm siç janë hapja e shkollave. Disa vende si Zvicra Gjermania, etj kanë nisur një hapje të kujdeshme, kurse vende të tjera kanë përgatitur edhe planet përkatëse.

Shqipëria po përjeton një gjendje të nderë të pandemisë, e ndërsa jemi në gusht, Ministria e Arsimit ende nuk ka përgatitur një plan se si do të veprohet me shkollat 9 vjeçare, të mesme e universitete.

Skenari i mësimit online, rezultoi jo vetëm në Shqipëri se nuk është i duhuri. Ministrja e Arsimit, besa Shahini, e cila është e dukshme në rrjete sociale për takimet që kryen, deri tani nuk ka bërë të ditur se si dikasteri që asjo drejton ka planifikuar sjelljen me sezonin arsimor që hapen në vjeshtë.

Do të hapen shkollat komplet? Do të ketë hapje të kujdeshshme apo do të vijojë mësimi online? Këto janë dilema, por ende nuk ka një përpunim të skenareve me të mirat e defektet e varianteve përkatëse.

Drejtoritë arsimore kanë përfunduar ndarjen e dëftesave dhe regjistrimin e klasave të para, edhe pse jo përfundimisht, ndërkohë që nuk është bërë ende një analizë e saktë se cili është varianti më i mirë për Shqipërinë në kushtet aktuale, apo edhe ai i rritjes edhe më i rasteve të infektimit.

Ministria e Arsimit, si dikasteri përgjegjës, ende nuk ka përpunuar studimet përkatëse, madje as nuk ka urdhëruar që të nisin këto studime. Të paktën nga sa marrim vesh publikisht. Përfaqësuesi i opozitës për Arsimin Ndriçim Mehmeti, ka bërë thirrje që është vonë tashmë dhe lëvizjet duhet të kishin filluar.

“MASR nuk është në gjendje të nxjerrë online pikët e provimit për mësuesit, i detyrojnë ete grumbullohen në kulmin e pandemisë. Shpika e re e qeverisë Rama dhe MASR, në kohë pandemie. Në kulmin e pandemise qeveria Rama dhe MASR kishin nje plan te miremenduar; zgjedhje ne univeristete me piesemarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesemarrjen e mijera mesuesve. Por nuk u ndalen me kaq. Për të marrë pikët e provimit, mësuesit duhet të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore për të marrë pikët e provimit në kundershtim me Aktin Normativ e nxjerrë nga vetë qeveria. MASR mburret se do të bëjë mësim online për 650 mijë e më shumë nxënës e studentë dhe nuk nxjerr dot online pikët e provimit për mësuesit. Kjo është shpikja më e re për të ruajtur shëndetin e mësueve taene”, shkruan Mehmeti.

Statusit të tij deri më tani nuk i është përgjigjur askush nga ministria e Arsimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore