Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Zgjatja e orës policore dhe heqja e maskave në ambientet e jashtme, masat e reja që hyjnë në fuqi sot

Zgjatja e orës policore dhe heqja e maskave në ambientet e jashtme,

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili vlerëson ecurinë e Covid-19 në vend, zbuloi para disa ditësh masat e reja lehtësuese që hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Duke nisur nga data 1 qershor, hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Por, mbajtja e saj do të jetë ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, ora policore shtyhet me një orë. Pra, nga sot, ora policore do të nisë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Ndërsa duke nisur nga 1 korriku, një muaj më vonë, ora policore do të nisë në orën 00:00 e do të përfundojë në orën 06:00.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori:

• Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskës ne ambientet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe për ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksinës qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne orën 23:00 -06:00.

Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri ne orën 22:00.

Nga 15 Qershor:

• Grumbullimet n ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.

Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore