
Zbuloi 'Ethet hemoragjike', humb 'betejën' me Covid profesori i njohur i mjekësisë
Ndërron jetë pasi u infektua me Covid, profesori i njohur i mjekësisë Elmaz Eltari. Ditët e fundit profesor Elmazi ka qenë i shtruar në spitalin infektiv.
Tërë jetën ua kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t’i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof . Elmas Eltari, u nda nga kjo jetë, në moshën 85-vjeçare.
I lindur dhe arsimuar në Tiranë, profesor Eltari në vitin 1962 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë. Po në këtë vit u emërua mjek në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa prej vitit 1978 ishte Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive” dhe shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë”.
Në vitet 1978-1980 ka dhënë ciklin e plotë të leksioneve në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Puna studimore e profesor Elmas Eltari lidhet dhe me 22 botime shkencore; tekste mësimore, monografi, manuale, atlase etj. është bashkëautor I tekstit të parë mbi “Sëmundjet infektive”, autor i tekstit “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën. autor i manualit pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”, studimit “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës”. etj.
Prof. Eltari ka botuar dhe mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor botëror. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri
Po kështu Profesor Eltari njihet dhe si zbuluesi i “Etheve Hemorragjike virale’. Ka studiuar epideminë e Kolerës në Shqipëri dhe atë të Poliomelitit në vitin 1996. Ndërsa në vitin 2011 ka botuar “Atlasin e Sëmundjeve Infektive” me 600 fotografi./RTSH

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >




Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


