
Zbulohet varianti i ri i COVID, "Deltakron"/ 25 rastet e para u regjistruan në këtë shtet
Në Qipro, është identifikuar një variant i ri i Covid: një lloj i virusit SarsCoV2 që kombinon variantet Delta dhe Omicron dhe që për këtë arsye është quajtur "Deltakron".
Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit të bioteknologjisë dhe virologjisë molekulare. Tashmë janë identifikuar 25 raste.
I intervistuar nga Sigma TV, Kostrikis tha se "aktualisht ka bashkëinfeksione Omicron dhe Delta dhe ne kemi gjetur se ky lloj është një kombinim i këtyre dy varianteve".
Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 prej këtyre rasteve dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital prej Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.
“Do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë, ndaj Delta dhe Omicron," tha studiuesi, duke theksuar se, sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron.



19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Historia e plotë >
Arrihet MARRËVESHJA/ Pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në…
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria
Historia e plotë >


Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




