Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Zbulohet sindroma e rrallë te fëmijët e prekur nga koronavirusi

Zbulohet sindroma e rrallë te fëmijët e prekur nga koronavirusi

Rreth 600 fëmijë në SHBA janë identifikuar me një sindromë të rrallë inflamatore e quajtur MIS-C, 4 muaj pas pandemisë së Covid-19

Sipas informacioneve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një raport të premten, thuhet se sindroma inflamatore shkakton shok toksik, ethe, skuqje deri dhe inflamacion të zemrës.

Kjo sindromë është evidentuar tek pacientë fëmijë dhe adoleshentë, rreth 2 deri në 4 javë pas infektimit me Covid-19.

Me rritjen e rasteve të koronavirusit, mund të ketë një shfaqje të rritur të sindromit MIS-C, por kjo mund të mos jetë e qartë menjëherë për shkak të vonesës në zhvillimin e simptomave, thanë autorët e raportit, përfshirë ata të ekipit të përgjigjes COVID-19 të CDC-së.

Në maj, CDC publikoi një këshillë shëndetësore me detaje se si manifestohet MIS-C te pacientët dhe u kërkoi klinikave që të raportonin raste të dyshuara në departamentet lokale dhe shtetërore të shëndetit.

Që nga 29 korriku, departamentet shtetërore të shëndetit në të gjithë vendin raportuan gjithsej 570 pacientë me MIS-C të diagnostikuar me sëmundjen nga 2 mars deri në 18 korrik.

Ndër rastet e MIS-C, të gjithë pacientët e testuar rezultuan pozitive me COVID-19 dhe 10 prej tyre vdiqën, tha CDC në raport.

Të dhënat janë në përputhje me dy studime amerikane të publikuara në qershor dhe disa raporte të sindromës në mesin e pacientëve COVID-19 në Francë, Itali, Spanjë dhe Britani.

Raporti, tha CDC, nënvizon nevojën për një ndërgjegjësim më të madh në mesin e ofruesve të kujdesit shëndetësor, pasi dallimi i pacientëve me MIS-C nga ata me akute COVID-19 dhe kushte të tjera hiperinflamatore është kritike për njohjen e hershme, diagnozën e hershme dhe trajtimin e shpejtë./ Reuters

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore