Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Zbulohet shifra / 10 mln dollarë për vaksina të tjera kineze

Zbulohet shifra / 10 mln dollarë për vaksina të tjera kineze

Shqipëria do të paguajë kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret A.S” me 10 milionë dollarë për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kineze Sinovac.

Shifra totale e shumës është bërë publike këtë të enjte si pjesë e aktit normativ të datës 21 maj të Qeverisë për nënshkrimin e marrëveshjes së dytë me këtë kompani.

Paratë kalojnë në llogarinë e Institutit të Shëndetit Publik, që do të kryejë transfertën.

“Institutit t Shëndetit Publik i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD, të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret A.?.”, të miratuar me aktin normativ nr. 22 datë 21.5.2021, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.

Sasia e vaksinave që do të blihen me këtë shumë parash nuk përmendet, por në marrëveshjen e parë me kompaninë turke me 10 milionë dollarë mbërritën në vend në fund të muajit mars 500 mijë doza.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore