Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Zbulohet arsyeja/ Pse kanë më shumë gjasa të vdesin nga Covid pacientët me diabet apo zemër

Zbulohet arsyeja/ Pse kanë më shumë gjasa të vdesin nga

Kolesteroli mund të ndihmojë Covid-19 të infektojë qelizat tek njeriu duke shërbyer si një lloj taksie shërbimi, ka zbuluar një studim i ri i bërë në laborator.

Zbulimi mund të shpjegojë pse disa persona me sëmundje kardiovaskulare apo diabet, të cilët rrjedhimisht kanë përqindje të lartë kolesteroli, janë më të predispozuar për t’u prekur nga Coronavirus.

Hulumtuesit zbuluan se SARS-Cov-2, mund të ngjitet në molekulat e kolesterolit teksa ndodhen sëbashku në receptorët e qelizave të quajtur SR-B1.

Gjithashtu një studim i publikuar në Nature Metabolism nga hulumtuesit në Akademinë Ushtarake Kineze provoi rolin pozitiv të koleterolit të mirë HDL.

Në eksperimentin e tyre, shkencëtarët kinezë gjetën lidhjen mes kolesterolit dhe virusit Covid. Kjo nënkupton që kolesteroli në mënyrë natyrale “emigron” drejt receptorit, dhe sjell virusin në sipërfaqe të qelizës gjithashtu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore