Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vrojtimi në SHBA / Maskat mbrojnë fëmijët në shkolla ndaj Covid

Vrojtimi në SHBA / Maskat mbrojnë fëmijët në shkolla

Të hënën në Shqipëri nis viti i ri shkollor me disa kufizime dhe rregulla kundër përhapjes së Covid19. Se sa ndihmojnë këto masa në parandalimin e infeksionit shërben një vrojtim i autoriteteve amerikane që kanë mbikëqyrur e krahasuar situatat në shkollat që kanë pasur me detyrim maskën për nxënësit dhe në ato pa detyrim

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ofroi më shumë dëshmi se maskat ndihmojnë në parandalimin e infektimit me Covid të fëmijëve në klasat shkollore. Të dhënat tregojnë rritje më të ulët të rasteve të koronavirusit pediatrik dhe më pak vatra në shkollat që e kanë me detyrim mbajtjen e maskës se sa në shkollat që nuk e kanë këtë kriter.

Në një analizë të 520 qarqeve amerikane, CDC zbuloi se rastet pediatrike u rritën më shumë në vendet pa kërkesa për maska në shkolla dhe në një raport të veçantë që shikoi dy qarqet më të populluara të Arizonës, agjencia zbuloi se shkollat pa kërkesa për maska kishin 3.5 herë më shumë gjasa të përjetonin shpërthim të Covid se sa shkollat që e kishin me detyrim mbajtjen e maskës.

Megjithëse sondazhet tregojnë se shumica e prindërve në SHBA mbështesin kërkesat për maskë dhe përkundër rekomandimeve të pediatërve dhe CDC, shkollat mbeten të ndara ashpër nëse duhet t’i zbatojnë këto rekomandime, apo jo. Kundërshtarët e maskave thonë se prindërit duhet të vendosin nëse fëmijët e tyre i mbajnë apo jo.

Pandemia tashmë ka lënë pasoja në vitin e ri shkollor. Në një raport të tretë, CDC tha se më shumë se 900,000 nxënës në 44 shtete ishin izoluar midis 1 gushtit dhe mesit të shtatorit për shkak të shpërtimit të Covid në shkollat e tyre. Shumë shkolla po përballen me sfida në fronte të shumta, duke përfshirë shpërthimet që detyrojnë stafin të karantinohet dhe mungesat e stafit që e bëjnë të vështirë gjetjen e zëvendësimeve.

CDC shikoi të dhënat e rasteve pediatrike në rreth 17 përqind të qarqeve amerikane dhe zbuloi se, mesatarisht, rastet pediatrike u rritën pasi shkollat u rihapën. Por, qarqet pa kërkesa për maskë panë rritje më të mëdha me rreth 18 raste për 100,000 më shumë sesa ato me maskë të detyrueshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore