Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

VOA: Studimi, shifra të ulëta mbi fuqizimin e grave dhe fëmijëve

VOA: Studimi, shifra të ulëta mbi fuqizimin e grave dhe

Në Shqipëri, vetëm 1 për qind e grave vlerësohen si të fuqizuara dhe vetëm 6 për qind e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha standartet.

Ky është përfundimi i një studimi, që publikoi sot Organizata World Vision me temën “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar”.

Sipas studimit, dhuna me bazë gjinore mbetet e lartë, ndërsa fuqia vendimmarrëse e grave në familje është e kufizuar.

Mbizotërimi i mendësive të vjetra patriarkale ka kufizuar ndjeshëm rolin e gruas shqiptare në familje; ato nuk kontrollojnë në masë të madhe pasuritë e paluajtshme të përbashkëta (61%) dhe janë të pafuqishme në vendim-marrjet familjare (56%).

Studimi i organizatës World Vision bazohet tek anketimet në 8 nga 12 qarqet e Shqipërisë: Dibër, Durrës, Korçë, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Shkodër, Tiranë.

Kryefamiljarët burra vendosin më së shumti për çështjet financiare të familjes dhe janë ata që kontrollojnë dhe menaxhojnë pasuritë e familjes, sidomos shtëpitë dhe tokat, ndaj vlerësohet se vetëm një për qind e grave janë vërtet të fuqizuara.

“Edhe pse ligjet për dhunën ndaj grave dhe vajzave janë forcuar mjaft dy vitet e fundit, studimi zbuloi një përhapje të konsiderueshme të dhunës në familjet shqiptare, teksa afro një e katërta e grave të anketuara pohojnë dhunën fizike, emocionale dhe seksuale” - thotë Ariola Kallçiu, drejtoreshë e Programit dhe Partneriteteve në organizatën World Vision.

Prania e kësaj dhune dobëson ndjeshëm fuqizimin e tyre dhe moszbatimi mjaftueshëm i ligjeve të reja me standartet e BE-së vazhdon të mbetet një sfidë për të gjithë aktorët.

Gratë pohojnë se nuk kanë një mjedis mbështetës dhe mbi 40 për qind e tyre fuqizohen vetëm përmes vetëbesimit personal.

Por edhe pse liria e lëvizjes del relativisht e lartë (56%), vetëm 12 për qind e grave jetojnë në komunitete ku mund të lëvizin lirisht për të kërkuar të drejtat e tyre qytetare dhe ndihmë ligjore.

Fuqizimi i fëmijëve është po ashtu i ulët, në nivelin 6 për qind sa i takon arritjes së mirëqenies. Ata janë 99 për qind të regjistruar në shkollë, afro 70 për qind e shprehin gatishmëri për t’u arsimuar, por vetëm 26 për qind e fëmijëve të anketuar e vlerësojnë veten si të shkolluar, ndërsa 1 për janë janë jashtë shkollës për shkak të largësisë së saj nga shtëpia.

Afro 58% e fëmijëve të anketuar janë shumë të ekspozuar ndaj dhunës dhe abuzimit nga anëtarët e familjes dhe miqtë, rreth gjysma e këtyre fëmijëve kanë dëgjuar për dhunën seksuale në komunitetin e tyre dhe për rreziqet nga interneti.

Ekspertët e World Vision besojnë se fuqizimi paralel i grave dhe fëmijëve është një metodë e duhur, që ata të mbrojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin në familje dhe komunitet nga dhuna dhe shkelja e të drejtave njerëzore./VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore