
Vjen lajmi i mirë/ Pfizer dhe BioNTech japin njoftimin e rëndësishëm për vaksinën
Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim.
“Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel.
“Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin.
Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer.
Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, e cila është gruaja e Sahinit, tha për Der Spiegel se Bashkimi Evropian ka supozuar se do të kishte “një shportë me furnizues të ndryshëm” të vaksinave.
“Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta”, tha Tureci.
BioNTech planifikon të hapë një strukturë të re prodhimi në Marburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm, që do t’i mundësojë kompanisë të prodhojë 250 milionë doza shtesë të vaksinës, në gjysmën e parë të këtij viti.
Më herët, BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar prodhimin e 1.3 miliard dozave të vaksinës në vitin 2021 – të mjaftueshme për të vaksinuar 650 milionë njerëz.



Analiza e fakteve/ Cilat ilaçe kanë efekt ndaj koronavirusit dhe cilat jo?
Historia e plotë >



Studimi/ Avantazhet e vaksinës Astra Zeneca, efektet që u konstatuan
Historia e plotë >
“Gjuha Covid”, simptoma e re e koronavirusit
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin ...
Historia e plotë >
Tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë, flasin ekspertët

Covid/ Mjeku gjerman: Pse BE vonoi miratimin e vaksinës, kur pritet kthimi në normalitet

Made in Moska/ Ilaçi kundër Coronas i blerë nga 15 shtete, që po kërkohet nga Gjermania dhe u miratua nga Japonia
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

