
Vizitat neurologjike, sistemi i referimit i dërgon në tetor, mjekët; Shtatori pa data
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, nuk kanë asnjë mundësi të kryejnë vizitat te mjeku specialist neurolog në poliklinikat e specialiteteve gjatë muajit shtator.
Arsyeja? Nuk ka data të lira vizite. Një nga mjeket e familjes i konfirmoi Gazetës “Shqip” se data e parë e vizitës tek mjeku neurolog është 3 tetori. Para kësaj date sistemi i referencës nuk jep asnjë shans.
“Nuk e di çka ndodhur. Kemi pacientë kronikë që kanë nevojë për ekzaminime, konsulta me mjekun neurolog në spital por ata në rast urgjence duhet ti drejtohen shërbimit të urgjencës në spital. Për hir të së vërtetës në urgjencë jo çdo herë gjen mjekun specialist të fushës dhe mjekimi që rekomandohet aty nuk është efikas”, thonë burimet për Gazeta “Shqip.
Por çfarë ndodh nëse një pacient kronik nuk ndiqet nga specialisti i fushës? Problemet e sëmundjes mund të agravojnë, mjekimi jo i saktë mund të rëndojë shëndetin e tij mendor duke e çuar deri në kriza që mund ti rrezikojnë madje dhe jetën.
Me gjithë vëmendjen që ka marrë pandemia e koronavirusit, të sëmurët kronikë duhet të ndjekin kalendarin e tyre të mjekimit i cili lidhet me ekzaminimet, konsultat dhe më pas trajtimi që në disa diagnoza pëson dhe ndryshim.
Por sistemi i referimit që prej kohësh është instaluar në shërbimin parësor, si forma e menaxhimit të konsultave dhe shmangien e radhëve të krijuara dikur në spital jo shumë herë funksionon.
Burime për “Shqip” thonë se dyshimet janë për mungesë të stafit i cili në këtë periudhë të nxehtë të pandemisë së koronavirusit është angazhuar në ekipet e stafeve mjekësore në dy spitalet Covid. Por ajo çfarë duhet të ndërhyhet urgjent është menaxhimi më i mirë i konsultave për pacientët kronikë të cilët rriskojnë jetën nëse u vonohet terapia e mjekimit.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Historia e plotë >



Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >