Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Vizat me Gjermaninë, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Duhet të paraqiteni urgjentisht!

Vizat me Gjermaninë, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm:

Disa ditë më parë ambasada gjermane njoftoi rritjen e tarifave të shërbimeve konsullore, ndërsa sot jep njoftimin për mënyrën e procedimit të pajisjes me vizat për shqiptarët që duan të punojnë në shtetin më të fuqishëm ekonomikisht në Europë.

"Sektori i Vizave bën me dije si vijon: që prej datës 01.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentat e nevojshme (shih fletën përkatëse të informacionit në faqen tonë të internetit). Aplikimet e paplota do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse. Bllokojeni në kohë takimin tuaj, nëse e dini që në momentin e paraqitjes nuk i keni të gjithë dokumentet", ky njoftim bën të ditur ambasada.

Më tej theksohet se "Ky ndryshim është i nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet dorëzohen ndërkohë që u mungojnë dokumenta, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi. Përmes procedurës së re ne mund ta përpunojmë më shpejt aplikimin tuaj, për t’ua përcjellë më pas atë autoriteteve kompetente në Gjermani".

Më 1 tetor ambasada njoftonte rritjen e tarifave për aplikimet. "Prej datës 1 tetor 2021 për Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë e saj jashtë vendit hyn në fuqi një ligj tjetër tarifor. Për pasojë ka ndryshime në tarifat për çertifikimet, vërtetimet dhe shërbime të tjera të përfaqësive jashtë vendit.
Prej datës 1 tetor 2021 hyjnë në fuqi ndër të tjera këto tarifa të reja.
Vërtetim i thjeshtë nënshkrimi = tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht vlerës së veprimit juridik): 56,43 Euro (në Lek), në rastin e njoftimit të mbiemrit; 79,57 Euro (në Lek), Konfirmim fotokopjeje: tarifë fikse për çdo etiketë konfirmimi (pavarësisht numrit të faqeve): 24,61 Euro (në Lek)", thuhej në njoftimin e ambasadës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore