
Viti i ri shkollor/ 52 mijë fëmijë jetimë përfituan pension familjar, nisin aplikimet për studentët
Këtë vit të ri shkollor, 52 mijë fëmijë jetimë janë përfitues të pensionit familjar. Fondi i Sigurimeve Shoqërore ka përllogaritur deri në muajin gusht, 52 003 fëmijë jetimë në të gjithë vendin si përfitues të pensionit familjar, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Sipas informacionit zyrtar të këtij institucioni, pas vdekjes së njërit prind apo të dy prindërve, fëmija është përfitues automatik i pensionit familjar të prindit deri në moshën 18 vjecc.
Burime zyrtare nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore i thanë “Shqip” që pas kësaj moshe, nxënësi apo student duhet të përgatisë dosjen e dokumenteve për rivazhdimin e disbursimit të pensionit familjar edhe pas përfundimit të shkollës së mesme. Sipas ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregullores nr. 1, e ISSH-së, “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve” përcakton kushtet e përfitimit të pensionit familjar, ku pika C) e kësaj rregulloreje thotë se përveç prindit të ve, përfiton pension familjar edhe jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë.
Në prag të vitit të ri akademik, Sigurimet Shoqërore kanë hapur dhe thirrjen për aplikim për pension familjar për studentët mbi 18 vjeç.
Burimet zyrtare nga ISSH i thanë “Shqip” se çdo vit akademik, pranë këtij institucioni duhet të depozitohen dokumentet e nevojshme që rikonfirmojnë vazhdimësinë e pensionit familjar.
Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.
“Jetimi merr pension familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij; Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre; Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar”, thanë burimet zyrtare për “Shqip”.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >

Situata e Covid/ Pipero: Nuk ndryshojnë masat, kur pritet ulja e rasteve
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

