
Viti i ri akademik online, studentët shpenzime për shtëpi me qira dhe pagesa në konvikte
Me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online shumë familje që shpenzuan për fëmijët e tyre duke u siguruar shtëpi me qira duket se kanë mbetur në udhëkryq pa ditur se si do të vijojë situata.
Ministria e Shëndetësisë 3 ditë para nisjes së vitit të ri akademik deklaroi se për një muaj mësimi do të jetë online në të gjitha universitetet ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.
Po deri atëherë si do të shkojë fati i të rinjve që janë zhvendosur në kryeqytet me shpresën për të ndjekur një vit akademik normal?
A nuk duhet të ishin lajmëruar më parë se të nisnin përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik? Po me konviktet cdo të bëhet kur dihet se pagesat për to janë mbyllur një muaj para nisjes së studimeve akademike?
Këto pikpyetje janë ngritur një ditë pasi kryetarja e Komitetit të Ekspertëve që menaxhon situatën e pandemisë së covid 19, Mira Rakacolli deklaroi zhvillimin për një muaj të mësimit online.
Askush nuk di të thotë asgjë. Dom Gjergj Meta në një postim të tij iu bashkua shqetësimit të ngritur në media për shpenzimet e famijeve që duket se kanë shkuar dëm. Në deklaratën e saj, zvministrja Rakacolli la të kuptojë se vendimi për mësimin online mund të jetë më shumë se një muaj duke mos lënë asnjë mundësi që paratë e shpenzuara për shtëpi me qira apo strehim në konvikte mund të kenë shkuar dëm.
Në kryeqytet janë të shumtë studentët që vijnë nga rrethet të cilët kanë parapaguar 6 muaj deri në 1 vit pagesën e qirasë për shtëpinë. Zhvillimi i mësimit online duket se do ta bëjë të pavlerë qëndrimin në Tiranë duke i kushtuar shumë kosto të tepërt buxhetit familjar.
Ndërsa pagesa e konvikteve është një kompetencë e drejtorive të konvikteve. Kështu iu përgjigj interesimit të “Shqip”, ministria e Arsimit e cila adreson zgjidhjen e kësaj situate pranë institucionit që menaxhon konviktet.
Pak kush di të thotë nëse paratë e depozituara për strehimin 1-vjeccar në konvikt do të kthehen por një gjë dihet me siguri që përpos kostos për shëndetin, në kushtet e pandemisë, shpenzimet për studimet akademike kanë dëmtuar direkt familjet e studentëve dhe shteti nuk ka asnjë alternativë zgjidhjeje për këtë.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të COVID
Historia e plotë >






Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Studimet/ Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së Covid

Studimet e reja/ Sa zgjat imuniteti nga koronavirusi dhe për sa kohë na mbron vaksina

Rregullat për lëvizjen brenda shkollës, Ministria e Arsimit publikon videon: Ja çfarë është e detyrueshme
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >