Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Viti i ri akademik online? Disa fakultete në dilemë, të tjerat e kanë marrë vendimin

Viti i ri akademik online? Disa fakultete në dilemë, të tjerat e

Viti i ri akademik 2020-2021 pritet të zhvillohet online. Kur duhen dhe pak ditë të nisë zyrtarisht mësimi në universitete, tashmë disa prej senateve të fakulteteve në Universitetin e Tiranës e kanë marrë vendimin për të mos e nisur vitin e ri akademik në auditore.

Një prej tyre, fakulteti i Mjekësisë ka konfirmuar se leksionet në këtë fakultet do të jenë online ndërsa seminaret në auditore.

Po ashtu dhe fakulteti i Shkencave Sociale është drejt mësimit online, por duket se senati është ende në dilemë për të vendosur përfundimisht.

Senati i fakultetit të Mjekësisë është ndër të parët që vendosi të kryejë mësimin online. Një nga anëtarët e tij i konfirmoi “Shqip” se një pjesë e senatit ishte për zhvillimin e mësimit me turne, por vështirësia në staf dhe në infrastrukturë bëri që me unanimitet të jenë pro mësimit nga shtëpia.

Sipas burimit nga fakulteti i Mjekësisë, një nga pengesat për zhvillimin normal të mësimit ishte dhe zhvillimi i praktikës që studentët e Mjekësisë duhet ta zhvillonin në spital.

Por si pasojë e pandemisë kjo do të jetë e pamundur. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, Luan Lapraku nga drejtoria e financës në Universitetin e Tiranës tha se bordi i drejtuesve të universitetit po sheh të gjithë skenarët e mundshëm.

Lapraku tha se Universiteti i Tiranës po bën gati infrastrukturën për përmirësimin e rrjetit të internetit për të mundësuar platformën online për të gjitha fakultetet e saj.

“Ne jemi duke parë të gjitha mundësitë, kemi nisur përgatitjet për platformën online, por jemi në pritje të një vendimi të ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh përfaqësuesi i Universitetit të Tiranës.

Ndërkohë që disa universitete private e kanë zgjidhur prej kohësh këtë. Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë akoma nuk e ka vendosur nese mësimi do të zhvillohet online apo jo.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore