Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Virusi nuk njeh moshë, 28-vjeçari vdes nga Covid, punonte si elektricist

Virusi nuk njeh moshë, 28-vjeçari vdes nga Covid, punonte si

Një 28 vjeçar është viktima më e re e koronavirusit në qytetin e Shkodrës. Ai punonte si elektriçist. Lajmi konfirmohet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

"Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion... Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe", shkruan OSHEE e qytetit verior.

Më herët u raportua se mjeku pneumolog Anibal Byberi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”.

Byberi, 53 vjeç, ishte shtruar tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte vendosur në intubim. Fatkeqësisht mjeku nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje.

"Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”", thuhet në reagimin e Ministrisë.

 

Virusi nuk njeh moshë, 28-vjeçari vdes nga Covid, punonte si

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore