Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Virusi i tmerrshëm anglez i Covid i afrohet Shqipërisë: Zbulohet i prekur një shqiptar nga Kosova

Virusi i tmerrshëm anglez i Covid i afrohet Shqipërisë: Zbulohet

Virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet tmerrësisht Shqipërisë. Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni.

Por nuk ka asnjë siguri që ai të mos e ketë përhapur në Kosovë e kështu mund të vijë tek ne dhe në të gjithë hapësirën shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Sllovenisë Janesh Jansha, i cili tha se shqiptari i Kosovës e ka sjellë nga Belgjika. Autoritetet belge u informuan për këtë rast.

“Pacienti përdori një test negativ për të hyrë në Slloveni, megjithëse ai kishte një provë tjetër që ishte pozitive, kështu që ai tani vendoset në izolim dhe kontaktet e tij të mundshme po kontrollohen”, tha Jansha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Për shkak të mundësisë që në Slloveni të ketë një numër më të madh të të ashtuquajturve virusi anglez i koronavirusit, qeveria sllovene do të rishikojë vendimet mbi lehtësimin e masave antiepidemi javën e ardhshme, njoftoi Jansha./GazetaShqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore