
Vijojnë kapriçot e motit/ Kur do të largohen reshjet e shiut? "Surpriza" në fundjavë
Do të vazhdojë moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe me reshje të pakta deri ditën e mërkurë të kësaj jave.
Meteorologia Lajda Porja thotë se të enjten dhe të premten do të ketë përmirësim, pasi do të dalin rrezet e diellit. Si pasojë, do të rriten dhe temperaturat e ajrit në të gjithë vendin tonë.
“Territori shqiptar ka vijuar në ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme, duke u bërë prezente më të dukshme në zonat veriore dhe në qendër të territorit. Ndërkohë, me vranësira të shpeshta, por pa reshje, është paraqitur zona jugore. Në fakt, deri në mesin e javës, deri në ditën e mërkurë mbetemi në ndikimin e kësaj mase ajrore të paqendrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje, të cilat më të dukshme do të jene ditën e martë dhe e mërkura do të ketë momente me pika shiu, duke e lënë bregdetin me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Dita e enjte dhe e premte, më në fund do të kete përmirësim të dukshëm të motit, duke risjellë dhe kthjellime në territorin shqiptar.
Nëse flasim për situatën termike, temperaturat e ajrit kanë filluar me rritje në mëngjes, në fakt pritet që maksimalja të ngjitet 36-27 gradë. Ditën e enjte dhe e premte do të sjellë rritje për shkak se do të ketë diell në të gjithë territorit”, është shprehur ajo.




Pikiata e euros/ Ibrahimaj prezanton masat lehtësuese për bizneset
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet



Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >